“iPhone mini” në fillim të 2016-s

05/12/2015 - 18:56

5 dhjetor 2015 - Apple pritet të hedhë në treg një “iPhone mini” me ekran 4-inç vitin tjetër. Besohet se do të vijë në ngjyra të ndryshme, por nuk do të ketë “3D Touch” siç kanë telefonët aktual iPhone 6s dhe 6s Plus.

Eksperti i “KGI Securities”, Ming-Chi Kuo ka thënë se ky telefon do t’i paraprijë dy telefonave smart të tjerë të kompanisë Apple që pritet të jenë në treg në fund të vitit të ardhshëm, bëhet fjalë për iPhone 7 dhe 7 Plus.

Telefoni i ri smart 4-inç pritet të ketë një çip A9, ndërsa pamja e jashtme mund t’i ngjajë më shumë telefonit iPhone 6s. Po ashtu pritet të ketë Apple Pay, ndërsa mund të vijë me dy deri në tre ngjyra të ndryshme.

Sa i përket kamerës, mund të ketë karakteristika të njëjta sikurse 5s, pra kamera kryesore ose ajo nga mbrapa 8 megapiksel dhe ajo frontale 1.2 megapiksel.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, dhanë dorëheqje nga rolet e tyre në kompaninë simotër të gjigantit të teknologjisë.

Makina më e shpejtë në botë është prezantuar në Dubai Motor Show këtë javë.

Një studim i kryer nga kërkuesit në universitetin e Pensilvanisë, pretendon se është i pari që gjen një lidhje rastësore direkte mes heqj

Kur Huawei Mate 30 Pro debutoi në shtator, u vu re një detaj dizajni i cili është adoptuar në masë nga prodhuesit e telefonëve flagshipë

Sipas studiuesve të sigurisë, problemi i fundit i WhatsApp mund të lejojë që hakerat të vjedhin mesazhet, fotot, videot dhe informacionet

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë se ku dhe kur rrufeja do të bjerë brenda një intervali prej 30 kilometrash me një paraprirje

Audi ka lançuar modelin S8 për vitin 2020, i cili do bëjë debutimin publik javën e radhës në Auto Show-in e Los Angelosit.

Motorola Razr 2019 rikthen një nga telefonët më ikonë të kompanisë në vitet 2000.

“Facebook” njoftoi se ka fshirë rreth 5.4 miliardë profile të rreme në rrjetin social më të njohur në botë.

Automjetet antiplumb po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e industrisë së automobilave.