2016-ta, viti i robotëve për shtëpi

03/01/2016 - 19:51

Buddy, Pepper, Sota, janë disa nga emrat e miqve të ardhshëm të njeriut, nuk janë qënie njerëzore por robot.

Në 2016 do të vijë një ushtri e robotëve inteligjentë, gati për të hyrë në shtëpitë tona, për të na ndihmuar në ccdo aspekt të jetës së përditshme, që nga pastrimi në kuzhinë, e deri tek ndihma ndaj fëmijëve për të bërë detyrat, apo thjesht shoqëri.

Sipas vlerësimeve të kompanisë Tractica, dhe faqes Robohub, 2016 do të jetë viti i “bum”-it, me një treg që rritet me shpejtësi. Siaps parashikimeve, shitjet e robotëve për shtëpi pritet të rriten nga 6.6 milionë njësi në 2015, në 31.2 milionë brenda 2020.

Inteligjenca artificiale, gjithnjë e më ‘inteligjente’, aftësia për të ndërvepruar me njeriun, aftësia për të lëvizuar në ambiente shtëpiake dhe në lidhje me internetin, praktikisht kudo: “përbërësit për një shpërndarje të vërtetë të robotëve ‘shoqërues’ janë të gjithë. Tashmë do të shohim nëse do të ketë vërtetë një bum të tregut”, ka komentuar për ANSA Filippo Cavallo, studiues i institutit BioRobotik të Shkollës Superiore Sant’Anna në Pisa. 

Sipas parashikimeve, në tregun amerikan dhe europian do të ketë dhjetëra modele robotësh, të ideuar për gjithccka, dhe me një kosto që nis nga qindra euro.Megjithatë nga shumë njerëz konsiderohet si “lodra” shumë të shtrenjta. Edhe pse mund të kenë një përhapje të gjerë, janë ende larg për të transformuar tërësisht jetën tonë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

YouTube ka lëshuar një opsion tjetër që kujton përdoruesit të ndalojnë së shikuari video dhe të shkojnë që të flenë.

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qe

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.