3 opsionet që mund t’iu rrezikojnë WhatsApp-in

18/11/2020 - 15:30

Siguria e fortë është një prej opsioneve më të mira të WhatsApp-it, por aplikacioni nuk është aq i sigurtë sa mendoni. Janë të paktën 3 opsione që mund ta bëjnë biseduat tuaja me të tjerë më pak të sigurta.

Imazhet e ruajtura të paracaktuara

Cilësimi i paracaktuar për të ruajtur fotot dhe videot që ju dërgojnë në telefonin tuaj mund të mos jetë një nga idetë më të mira. Fotot mund të shërbejnë si “Kali i Trojës” pasi përmbajnë kodin që mund të lejojë hakerat që të futen në telefonin tuaj.

Duhet që të qëndroni të kujdesshëm nëse dikush ju dërgon materiale të çuditshme. Për ta hequr këtë opsion mund të shkoni tek cilësimet për WhatsApp-in tek “Settings”, klikoni “Chats” dhe hiqni opsionin “Save to Camera Roll”.

Backup-i i iCloud

Opsioni i backup-it për WhatsApp-in në iCloud zakonisht nuk ofron mbështetjen kriptimit të mesazheve. Kjo ndodh sepse sapo biseda lëviz në iCloud, atëherë tashmë kjo është përgjegjësi e Apple.

Kjo do të thotë që forcat e ligjit mund të pyesin për të parë ato mesazhe dhe mund të vendoset për t’ua dhënë duke parë situatën. Kjo u shërben edhe kriminelëve kibernetikë. Megjithatë Apple ka metodën e vet për të mbrojtur të dhënat tuaja.

Mesazhet e zhdukura

Vetëm nga emri “mesazhe të zhdukura” duket sikur është një opsion i sigurt, por jo çdo gjë është kështu. WhatsApp ka shtuar së fundmi një opsion që ju lejon të çoni tekste dhe t’i zhdukni pas një kohe të caktuar.

Punon si mesazhet në Snapchat, duke rritur sigurinë pasi heq të gjitha mesazhet sensitive. Megjithatë ka disa mënyra se si dikush të kapë mesazhet tuaja para se të fshihen.

Fillimisht mesazhi shfaqet në tabelën e njoftimeve deri sa të hapet aplikacioni. Nëse teksti juaj citohet qëndron gjithmonë aty. Nëse një tekst i zhdukur është dërguar nëpërmjet opsionit “forward” tek dikush tjetër nuk fshihet.

Nëse mesazhet futen në backup nuk fshihen. Në këto raste sugjerohet vetëm një gjë: Ta mendoni mirë përpara se të nisni një mesazh të rëndësishëm. Kur diçka hidhet në internet, është shumë e vështirë për ta hequr.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i makinave elektrike në rrugët e Gjermanisë mund të rritet shumë më shpejt nga sa parashikojnë ekspertët.

Më shumë se 200 mbikëqyrës të përmbajtjes në Facebook, nga e gjithë bota, kanë akuzuar kompaninë se i detyroi ata të ktheheshin në zyrë g

Qëkur aplikacioni Google Photos doli në treg, mjaft përdorues ishin të kënaqur sepse ruanin fotot e tyre me një kapacitet pa limit.

Prodhuesi luksoz i makinave, Bentley, ka zbuluar planet për t'u bërë tërësisht elektrik deri në vitin 2030.

Nga muaji i ardhshëm, WhatsApp do të vijë për përdoruesit me një risi.

“Baby Shark”, kënga e këndshme dhe shumë tërheqëse për fëmijë e regjistruar nga kompania koreano jugore Pinkfong është bërë videoja më e

Adhuruesit e iPhone tashmë kanë mundësinë të kenë në duart e tyre iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro, të cilat janë hedhur në treg.

Ke një këngë e cila të ka mbetur në mendje, por nuk i gjen dot titullin? Google tashmë ka një opsion që mund t'ju ndihmojë të kujtoni tit

Është koha për të krijuar një konkurrencë të re me TikTok.