3 surpriza për përdoruesit e WhatsApp

07/01/2019 - 23:03

WhatsApp, aplikacioni i komunikimit më i përdorur në shumë vende të botës, do të sjellë disa ndryshime për përdoruesit e tij në Apple. Karakteristikat e reja janë zbuluar në versionin “Beta” të aplikacionit dhe duket se do të shtohen në përditësimin e fundit, në sistemin iOS.

Disa prej risive që të gjithë po presin janë vendosja e “stickers” mbi foto, video dhe GIF. Gjithashtu do të shtohet një opsion për përgjigje private në grupet e aplikacionit.

Në përditësimin e ri, përdoruesit e WhatsApp do të kenë mundësinë për të zgjedhur çdo emoji për t’i vendosur mbi fotot dhe videot e tyre. Nëse deri tani mund të dërgonit vetëm një “Sticker” për rresht në chat, në versionin e ri do të grupohen, duke mos lënë hapësira boshe.

Grupet do bëhen edhe më tepër interesante, pasi mjafton të mbani shtypur mesazhin të cilit doni t’i përgjigjeni dhe mundësia “reply privately” do të shfaqet duke kaluar në një chat privat, direkt nga grupi.

Nëse telefoni juaj ka teknologjinë e prekjes 3D të iPhone mund të shikoni “fshehurazi” statuset e kontakteve tuaja, pa i njoftuar ata se ju i keni parë, thjesht duke bërë një “preview”.  Për të gjitha këto risi duhet të prisni edhe pak, sepse nuk është njoftuar asnjë datë se kur do të publikohet versioni 2.19.10 në AppStore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

WhatsApp do të prezantojë një opsion të ri në përditësimin më të fundit, që do të përmirësojë në mënyrë domethënëse sigurinë e përdoruesv

Çmimet kanë rënë aq sa tani mund të gjenden televizorë me cilësi ekrani 4K dhe me lidhje interneti (SMART), me pothuajse gjysmë çmimi sa

Lei Jun, shef ekzekutiv i Xiaomit, ka prezantuar sot telefonin e ri Redmi Note 7, raporton GSMArena.

Lei Jun, shef ekzekutiv i Xiaomit, ka prezantuar telefonin e ri Redmi Note 7, raporton GSMArena.

Kompania "Apple" ka paralajmëruar përdoruesit për disa telefonata të rrezikshme që po marrin, të cilat dyshohet se janë mashtrime për të

Kur udhëtojmë me aeroplan vazhdimisht e pyesim veten, lidhur me disa kuriozitete që na lindin në mendje.

Një nga mashtrimet më të vazhdueshme që qarkullon për rrjetin më të madh të mesazheve WhatsApp është se ekziston një version i fshehur pr

Insajderi i njohur i industrisë së smartfonëve Evan Blass publikoi në rrjetin social Twitter një foto të Galaxy S10.

Gjykata në Iran ka vendosur të bllokojë përdorimin e rrjetit social më të popullarizuar të planeti, Instagram pasi ka përmbajtje të pamor