7 arsye pse Samsung është më i mirë se iPhone

23/02/2016 - 09:52

Samsung njoftoi zyrtarisht dy pajisjet e reja, Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge. Njoftimi u bë gjatë Kongresit Botëror të Celularëve të dielën në Barcelonë.

Sigurisht, është ende herët për të folur me detaje të sakta për pajisjet e reja të kompanisë korano-jugore, por në kaq pak kohë forumet teknologjike kanë mundur të bëjnë një diferencë duke na sjellë disa përparësi që ka linja S7 e Galaxy në krahasim me rivalin iPhone të kompanisë Apple.

1 -  Apple nuk jep garanci që iPhone 6 i reziston ujit, ndërkohë që Samsung testoi me sukses tek dy pajisjet e reja, që mund të qëndrojnë  në thellësinë 1 metër nën ujë për 30 minuta dhe sapo dalin në sipërfaqe të vazhdojnë të punojnë normalisht.

2 – Karikohet më shpejt. Koha e karikimit nuk dihet ende, por Samsung ka premtuar që ajo pritet të jetë më pak se ajo e S6. Një S6 karikohet plotësisht për 2 orë, ndërsa një iPhone 6S kërkon rreth 3 orë për t’u rimbushur. Gjithsesi, përfitimi kryesor është se bateria e Samsung mbushtet 60 përqind për 30 minuta karikim.

3 – Samsung S7 mund të karikohet përmes pa fishë dhe me një shpejtësi më të madhe se normalja. 

4 – Kamera e Galaxy S7 merr autofokusin më shpejt se ajo e iPhone 6s.

5 – Galaxy S7 shkrep imazhe më cilësore në errësirë sesa rivali iPhone 6s.

6 – Galaxy S7 është i pajisur me vend për kartë memorie të jashtme (microSD), që u vjen në ndihmë të gjithë atyre që u duhet më shumë hapësirë për të ruajtur gjërat personale duke mos fshirë asgjë.

7 – Galaxy S7 ka një bateri më të madhe. S7 është i pajisur me një 3000 mAh, ndërsa S7 Edge me 3600 mAh. Një krahasim praktik për jetëgjatësinë e tyre me atë të iPhone-t nuk është bërë ende, por sigurisht që si rregull, duke qenë me kapacitet më të fuqishëm, duhet të zgjasin më shumë në kohë se iPhone. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

YouTube ka lëshuar një opsion tjetër që kujton përdoruesit të ndalojnë së shikuari video dhe të shkojnë që të flenë.

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qe

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.