9 prej shkurtesave më të vlefshme nga tastiera në Excel

07/04/2014 - 19:56

07-prill-2014 - Listat e shkurtimeve nga tastiera nëpër programe janë pothuajse të pafundme, kështu që edhe nëse i kemi para, thjesht numri i madh i komandave na shpërqendron dhe nuk ulemi të mësojmë asnjë prej tyre. Në këtë artikull, do të shohim disa prej komandave më të dobishme të cilat na lehtësojnë dhe shkurtojnë punën në Excel.

Lëvizni më shpejt nga një fletë pune në tjetrën

Ctrl+Page kalon në fletën tjetër të punës. Ctrl+Page Up kalon një fletë më parë. Le të supozojmë se libri juaj ka 12 fletë pune me emrat Jan, Shk, Mar, . . . Dhj. Nëse jeni tek fleta Jan, mbani të shtypur Ctrl dhe shtypni pesë herë Page Down për të kaluar në Qer.

Shkoni në fund të të dhënave me Ctrl+Arrow

Për të kaluar në rreshtin e fundit të të dhënave që përmban fleta, shtypni Ctrl+Shigjetën Poshtë. Ctrl+Shigjeta Lart përdoreni për të shkuar sërish në fillim. Shtoni tastin Shift për të zgjedhur nga qeliza aktuale në fund. Nëse keni të dhëna në A2:J987654 dhe kursori është në A2, mund të mbani të shtypur Ctrl+Shift teksa mbani të shtypur edhe shigjetën poshtë dhe më pas shigjetën djathtas për të përzgjedhur gjithë rreshtat e të dhënave pa kokat në rreshtin 1.

Selektoni zonën aktuale me Ctrl+*

Shtypni Ctrl+* për të selektuar zonën aktuale. Zona aktuale është gjithë seti i të dhënave, nga qeliza aktuale derisa Excel-i arrin në cepin e fundit të fletës së punës apo në një rresht dhe shtyllë bosh. Në desktop, nëse shtypni Ctrl dhe yllin mbi numrat, është e njëjta gjë.

Kaloni në cepin tjetër të një selektimi

Sapo keni selektuar A2:J987654 por po shihni në cepin e djathtë poshtë të të dhënave. Shtypni Ctrl+Pikë për të kaluar në cepin tjetër të të dhënave. Meqenëse jeni në cepin e djathtë poshtë, do t’ju duhet të shtypni dy herë Ctrl+Pikë për të kaluar në cepin e majtë lart. Edhe pse me këtë mënyrë ndryshohet edhe qeliza aktive, nuk hiqet selektimi. Ctrl+Backspace kthen qelizën e fundit në pamje të parë.

Hapni menunë e klikimit me të djathtë përmes Shift+F10

Shtypni Shift+F10 hap menunë e klikimit me të djathtën. Përdorni tastet e shigjetave lart dhe poshtë për të kaluar rreshtat e saj. Për ta selektuar, klikoni Enter.

Hiquni vizë detyrave të realizuara me Ctrl+5

Nëse ju pëlqejnë listat dhe doni t’iu hiqni vizë elementeve që keni realizuar në to, selektoni një qelizë dhe shtypni Ctrl+5 për t’i hequr vizë tekstit.

Vendosni datën apo orën duke përdorur Ctrl+; ose Ctrl+:

Ky është një shkurtim që mbahet mend kollaj. Sa është ora? 11:21 here. Midis kohës ka dy pika. Shtypni Ctrl+dy pikat për të vendosur orën në qelizën aktive. Për të vendosur datën, e njëjta komandë por me pikëpresje. Vini re që ky shkurtim nuk është i njëjtë me formulat =NOW() or =TODAY() pasi këto funksione ndryshojnë me kalimin e kohës.

Përsërisni detyrën e fundit me F4

Le të themi që keni selektuar një qelizë dhe keni bërë: Home, Delete, Delete Cells, Delete Entire Row, OK. Ju duhet të fshini edhe 24 rreshta të tjerë në vende të ndryshme të fletës. Zgjidhni një qelizë në rreshtin tjetër dhe shtypni F4, e cila do të përsërisë komandën e fundit por në qelizën e selektuar. Selektoni një qelizë në rreshtin tjetër për ta fshirë dhe shtypni F4. Në këtë mënyrë, do të fshihen të gjithë 24 rreshtat pa pasur nevojë të klikoni në Home, Delete, Delete Cells, Delete Entire Row, OK 24 herë.

Tasti F4 funksionon me 92% të komandave që përdorni.

Shtoni shenjën e dollarit në adresat e qelizave me F4

Kur po shkruani një formulë dhe duhet ta ndryshoni A1 në $A$1, klikoni F4 në momentin që pika e insertimit është në A1. Mund ta shtypni sërish F4 për të fiksuar vetëm rreshtin, A$1. Shtypni sërish F4 për të fiksuar shtyllen $A1. Shtypeni sërish për ta bërë A1.

(PCWorld Albanian)

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mark Zuckerberg ka hedhur poshtë hipotezën e shitjes të Whatsapp dhe Instagram.

Prodhuesi japonez i makinave “Nissan” dhe kompania franceze EDF Group kanë rënë dakord të ndihmojnë në përshpejtimin e shpërndarjes së lë

Instagram merr masa drastike për postimet që lidhen me prodhimet për humbjen e peshës dhe të kirurgjisë kozmetike.

Kina akuzon kompaninë amerikane iPhone se po përgjon përdoruesit e saj përmes "spyware" të instaluar në telefona dhe kompjutera.

Kur Apple prezantoi telefonin e ri iPhone 11 Pro, mbrëmjen e së martës, fotografitë e pajisjes me lente të trefishtë nisën menjëherë të k

Prodhuesi me qendër në Stuttgart nuk humb shumë kohë pasi zbuloi modelin e tij të parë elektrik, "Taycan".

Përpjekjet historike të Indisë për të prekur Hënën, duket se dështuan pak para momentit final.