4 gusht 2014 – Tashmë mund të bëni analizën e gjakut përmes smartfonit tuaj, madje vetëm për disa sekonda.

Ekspertët kanë krijuar një element shtesë në kamerën e smartfonit, i cili nuk kushton shtrenjtë.

Përmes këtij elementi mund të merren pamje të gjakut me rezolucion të lartë.

Kjo mund të bëhet përmes lensit zmadhues 1 milimetërsh.

Më e rëndësishmja e gjithë kësaj është se këtij elementi i është shtuar një version kompjuterik, përmes të cilit llogaritet dhe identifikohet numri i qelizave në gjak, në mënyrë që automatikisht të mund të diagnoztifikohen sëmundjet eventuale dhe gjendja në përgjithësi.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/