Aplikacioni RoomScan vizaton planin e dhomës vetëm duke e mbajtur iPhone-in në mur

31/03/2014 - 22:33

31 mars 2014 - iOS: Mund të ju duhet një plan ndërtimi i një dhome, por jo gjithmonë mund ta merrni atë me lehtësi. Nëse nuk mund të kërkoni për një plan të tillë dhe nuk doni të kaloni nëpër telashet duke e vizatuar vetë, një aplikacion i mençur i quajtur RoomScan mund të vizatojë një plan të tillë për një minutë. Si? Thjesht e vendosni telefonin në mur, prisni derisa të lëshojë një tingull dhe vendoseni sërish tek një mur tjetër.

Teksa e lëvizni telefonin përgjatë dhomës do të shihni që telefoni do të vizatojë planin. Kur të keni mbaruar, ai do të bëjë disa përmirësime dhe do t’iu ofrojë një imazh të fundit. Përdorimi fillestar mund të shkaktojë nervozizëm, sepse lëvizja e shpejt e telefonit mund të ndiqet me dështim të aplikacionit.

Por me përdorim të kujdesshëm dhe me lëvizje të ngadalshme, ju mund ta ndihmoni aplikacionin që të ndjekë pozitat e telefonit dhe të vizatojë planin e dhomës shumë më lehtë. Derisa disa përdorues janë ankuar për përdorimin, me një përdorim të pakët do të mund t mësoheni dhe, teorikisht, ai duhet të përmirësohet në të ardhmen. Është një ide vërtet e mençur dhe ky aplikacion mund të shkarkohet pa pagesë në iTunes.

/PCWorldAlbanian/

 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur Huawei Mate 30 Pro debutoi në shtator, u vu re një detaj dizajni i cili është adoptuar në masë nga prodhuesit e telefonëve flagshipë

Sipas studiuesve të sigurisë, problemi i fundit i WhatsApp mund të lejojë që hakerat të vjedhin mesazhet, fotot, videot dhe informacionet

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë se ku dhe kur rrufeja do të bjerë brenda një intervali prej 30 kilometrash me një paraprirje

Audi ka lançuar modelin S8 për vitin 2020, i cili do bëjë debutimin publik javën e radhës në Auto Show-in e Los Angelosit.

Motorola Razr 2019 rikthen një nga telefonët më ikonë të kompanisë në vitet 2000.

“Facebook” njoftoi se ka fshirë rreth 5.4 miliardë profile të rreme në rrjetin social më të njohur në botë.

Automjetet antiplumb po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e industrisë së automobilave.

Ekspertët e teknologjisë kanë paralajmëruar përdoruesit e celularëve me sistem operativ Android që të heqin disa aplikacione të cilat jan

 Rjetet sociale si Facebook dhe Instagram janë edhe ndër hapësirat e vetme ku të rinjtë, por jo vetëm, i përdorin masivisht dhe shpenzojn

Këto ditë kur performancat në telefonat inteligjentë kanë filluar të jenë të njëjta, një nga dallimet kryesore që prodhuesit e smartphone