Apple dhe Google bashkohen për të gjurmuar koronavirusin

11/04/2020 - 08:38

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qenë në kontakt me persona të infektuar me koronavirus.

Dy kompanitë thonë se krijimi i kësaj teknologjie do t’u mundësojë përdoruesve që të mbeten anonimë. Sipas BBC, metoda e gjurmimit të kontakteve të infektuar me koronavirus do të funksionojë duke përdorur sinjalet e Bluetooth të një celulari.

Nëse një prej këtyre kontakteve, pas disa kohësh rezulton pozitiv ndaj virusit COVID-19, një paralajmërim do t’i dërgohet pronarit të celularit për ta vënë në dijeni. Të dhënat personale apo vendndodhja GPS e çdokujt nuk do të regjistrohet në serverat e kompanive.

“Privatësia dhe transparenca janë shumë të rëndësishme dhe shpresojmë që të ndërtojmë këtë teknologji. Ne do të publikojmë periodikisht informacione rreth avancimit të punës sonë”, thanë Apple dhe Google në një deklaratë të përbashkët.

Dy gjigandët e teknologjisë po punojnë së bashku në këtë projekt prej dy javësh, por sot bënë të ditura publikisht planet e tyre. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

YouTube ka lëshuar një opsion tjetër që kujton përdoruesit të ndalojnë së shikuari video dhe të shkojnë që të flenë.

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.

WhatsApp edhe më parë ka ndërmarrë hapa për të luftuar lajmet e rreme në aplikacionin e saj të mesazheve, siç është markimi i mesazheve q