Apple dhe Google bllokojnë aplikacionin TikTok në Indi

17/04/2019 - 10:05

Kompanitë Apple dhe Google kanë larguar aplikacionin TikTok nga lista e tyre, i cili u mundëson përdoruesve që të krijojnë dhe shpërndajnë xhirime në Indi.

Ky hap është marrë pasi Gjykata e Lartë Madras ka urdhëruar largimin e këtij aplikacioni, bazuar në shqetësimet se ai është përdorur për të shpërndarë pornografi.

Gjykata më e lartë në Indi ka refuzuar të martën një apel nga pronarja e këtij aplikacioni, kompania kineze, ByteDance, që të suspendohet ky urdhër. TikTok ka më shumë se 120 milionë përdorues në Indi, mirëpo është përballur me kritika për shkak të përmbajtjes joadekuate.

Ai është thënë të jetë përdorur më së shumti nga të rinjtë, të cilët kanë shpërndarë, video, këngët e tyre të preferuara, pjesë të komedive të ndryshme, si dhe kanë sfiduar njëri-tjetrin.

Ky aplikacion është i ndaluar në Bangladesh derisa është gjobitur edhe në Shtetet e Bashkuara për sigurim ilegal të të dhënave të fëmijëve. Bazuar në raportimet e BBC-së, kompanitë, Google dhe Apple nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania “Space X” e Elon Musk ka nisur drejt hapësirës sistemin e tij “broadband” të hapësirës.

Xperia 1, smartphoni i kompanisë Sony, do të dalë në shitje në SHBA për 949 $ më 12 korrik.

Klientët që paguajnë rregullisht për përdorimin e Adobe Photoshop kanë kërcënuar se do hidhen në gjyq pasi përdorin versionet e vjetra.

Hakerat instaluan nga distanca një softuer të mbikëqyrjes në telefona dhe pajisje të tjera që përdornin aplikacionin e mesazheve WhatsApp

Kur njerëzit mendojnë për Inteligjencën Artificiale, me shumë mundësi mendojnë për skena nga filmat aksion, por në të vërtetë, ajo apliko

I fundit që i shtohet listës së televizorëve nga Samsung është “Sero”, i prezantuar para pak kohësh në Seul.

Whatsapp është një nga aplikacionet e mesazheve më të përdorur në botë.

Gjigandi i kërkimit, Google do të ofrojë për përdoruesit opsionin e fshirjes së historisë së kërkimit dhe vendndodhjes pas tre muajsh.

Shitjet e "iPhone" ranë në nivelin më të ulët gjatë tre muajve të parë të këtij viti.