Apple i afrohet vlerës rekord prej 1.000 miliardë dollarësh

01/08/2018 - 23:10

   Grupi informatik amerikan “Apple” u rrit me më shumë se 5% sot në “Wall Street” pas rezultateve të gjykuara të qëndrueshme një ditë më parë, duke iu afruar edhe më shumë vlerës rekord prej 1 000 miliardë dollarësh në bursë.

Aksionet e “Apple” u rritën e 5,32% duke kapur 200,42 dollarë për aksion në Bursën e Nju Jorkut, ose një vlerë të përgjithshme prej rreth 984,5 miliardë dollarësh.

Nëse vazhdon me këto ritme, “Apple” do të jetë sipërmarrja e parë private që kalon nivelin simbolik prej 1 000 miliardë dollarësh në Bursë.

Rritja e aksioneve erdhi pas publikimit dje të rezultateve tremujore të markës së mollës.

Ato ishin më pozitive nga se parashikohej, me një përfitim neto që u rrit me 30% duke arritur 11,5 miliardë dollarë, përcjell Atsh.

Edhe xhiroja tregtare ishte më e lartë nga se parashikohej, ajo arriti 53,27 miliardë dollarë (+17%).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Whatsapp është duke punuar për një përditësim që mund t’u heqë përdoruesve mundësinë e screenshot në biseda private.

Facebook ka njoftuar se miliona fjalëkalime të përdoruesve të Instagram kanë qenë të ekspozuara në serverat e saj.

Kompanitë Apple dhe Google kanë larguar aplikacionin TikTok nga lista e tyre, i cili u mundëson përdoruesve që të krijojnë dhe shpërndajn

“Facebook” mund të transformojë rrënjësisht mënyrën se si përdoruesit bashkëveprojnë me postimet e tyre në këtë platformë.

Rrjetet më të përdorura socialse si Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë shfaqur sot probleme në të gjithë botën.

Rrjeti social "Whatsapp" i ka dhënë zgjidhje një problemi që shkaktonte bezdi për këdo.

Rrjeti më i madh social do të preket nga ndryshime të tjera.