“Apple” mund të ulë çmimin e iPhone për këtë shkak

30/01/2019 - 13:41

Kompania gjigande “Apple” ka lënë të kuptohet se shumë shpejt “iPhone”-t do të bëhen më të përballueshëm në çmim. Në përpjekje për të rritur shitjet që nuk po kënaqin shumë, bosi i “Apple”, Tim Cook zbuluar se mund të ketë çmime më të ulët për “iPhone”-t në disa vende.

Bëhet e ditur se të ardhurat që vijnë nga “iPhone”-t e që sigurojnë edhe pjesën më të madhe të shitjeve për kompaninë, kanë rënë me 15% në tremujorin e fundit financiar. Në total, të ardhurat e firmës kanë rënë me 5% krahasuar me tre vite më parë, në rreth 84.3 miliardë dollar.

Për këtë rënie, kompania ka fajësuar edhe një ngadalësim ekonomik të Kinës. Ndërkohë shefi ekzekutiv, Tim Kuk, është shprehur se konsumatorët përballen edhe me çmimet e larta të kompanisë.

Në të njëjtën kohë, Kuk ka shtuar se gjigandi i teknologjisë ka filluar këtë muaj të rivlerësojë telefonat e tij me qëllim që të mbrojë konsumatorët nga pasojat e luhatjeve monetare.

Nga ana tjetër, “Apple” ka parashikuar që të ardhurat për tre muajt e parë të këtij viti të jenë rreth 55 deri në 59 miliardë dollar, duke pranuar sërish një rënie prej të paktën 3.4 % nga viti në vit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Çfarë ndodh në një minutë brenda rrjetit të internetit?

Shumë të njohur kritikuan rrjetin social Instagram, pasi humbën miliona ndjekës nga llogaritë e tyre.

Rrjeti social Facebook, do të vendosë të tjera kufizime sa i përket publikimit të imazheve.

Pesëmbëdhjet vjet më parë Mark Zuckerberg hapi rrjetin social "Facebook", duke mos e ditur se do të bëhej rrjeti më i madh shoqëror në bo

Pavarësisht gjithë skandaleve që kaloi vitin e kaluar, ja ku jemi sot ende në Facebook ku miliona njerëz shpenzojnë të paktën një orë në

“Facebook” thotë se ka fshirë pothuajse 800 faqe, grupe dhe llogari të koordinuara, joautentike të drejtuara nga Irani, që ishin pjesë e

Opsioni i "WhatsApp" për të fshirë mesazhet u vendos në vitin 2017.

Facebook pritet të forcojë rregullat dhe masat mbrojtëse në lidhje me reklamat politike, “për të parandaluar ndërhyrjen e huaj” në zgjedh

Facebook planifikon të shkrijë WhatsApp, Instagram dhe Messenger, ka njoftuar gjigandi i teknologjisë.