Apple i ka rritur shitjet dhe fitimet në vlera marramendëse pavarësisht krizës së koronavirusit. Kompania amerikane kapërcen vlerat milionëshe të xhiros së sipërmarrjes.

Sa i përket shitjeve, Apple e ka tejkaluar për herë të parë shifrën prej 100 miliardë dollarë në një tremujor – e kjo madje bindshëm. Më parë, vetëm gjigandi i supermarketeve Walmart dhe kompania e naftës Exxon Mobil kishin pasur suksese të ngjashme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shitjet u shtuan më shumë në kohën e Krishtlindjeve. Pajisjet e saj shitur më shumë në të gjithë botën. Duket se ndalimi apo kufizimi i lëvizjeve ka ndikuar dukshëm në rritjen e shitjes së pajisjeve të këtij koncerni. Apple ka përfituar edhe nga vendimet e shumë sipërmarrjeve, të cilat kanë kërkuar që punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia.

IPhone 12 me aftësi 5G dhe një përzgjedhje më e madhe e modeleve të tjera të Apple ka tërhequr shumë klientë, por janë shitur shumë edhe kompjuterët Mac dhe iPad. Rritjes dhe fitimeve u kanë kontribuar shumë edhe shërbimet e ofruara përmes internetit.Në nëntor kompania nga Silicon Valley promovoi laptopin e saj të parë me çip të vetin dhe në këtë mënyrë vulosi largimin e saj nga partneri i hershëm Intel.