Arrin 100 km/h në 1.69 sekonda, prezantohet makina më e shpejtë në botë (FOTO)

24/11/2019 - 17:28

Makina më e shpejtë në botë është prezantuar në Dubai Motor Show këtë javë. Një makinë tërësisht elektrike, Aspark Owl, është në gjendje që të arrijë shpejtësinë e 100 km në orë në vetëm 1.69 sekonda dhe për këtë jep garanci prodhuesi japonez i makinave, Aspark.

Mjeti elektrik lë pas kështu rivalë të tjerë si Concept Two i Rimac dhe Roadsterin e Teslas, që respektivisht iu duhen 1.85 sekonda dhe 1.9 sekonda për të arritur të njëjtën shpejtësi. Owl, është prezantuar fillimisht si një prototip në 2017-n, por versioni final e bëri premierën botërore në show-n prestigjioz të makinave në Dubai.

Përveç thyerjes së rekordit për arritjen e shpejtësisë më të madhe në kohë më të shkurtër, Aspark, po ashtu pretendon se kjo është e para makinë japoneze tërësisht elektrike, një supermakinë e vërtetë në të gjitha kuptimet.

Owl ose bufi, furnizohet nga bateri me jone litiumi dhe ka një fuqi prej 2012 kuajsh e karikohet plotësisht në 80 minuta. Shpejtësia maksimale arrin në 400 km në orë dhe kjo e bën atë mes makinave të ligjshme më të shpejta në të gjithë botën. Madje, presidenti i Aspark, Masanori Yoshida, thotë se kompania do të tentojë të vendosë një rekord botëror në garën e Nurburgringut në Gjermani deri në mars të 2020-s.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E veçanta me këtë markë telefoni të prodhuesit Transsion që ka pushtuar Afrikën, është se kompania vjen nga Kina, por nuk ka shitur asnjë

Ekspertët për sigurinë e automjeteve kanë listuar 10 makinat më të sigurta për vitin 2019, të cilat kanë kaluar me sukses provën e siguri

Kina ka publikuar pamjet e para trepërmasore bazuar në të dhënat nga sateliti i vrojtimit të Tokës "Gaofen-7", i lëshuar së fundmi.

Përmes një vendimi, qeveria shqiptare ka miratuar në parim memorandumin e bashkëpunimit me SHBA-në, sa i takon sigurisë së rrjetit 4G dhe

WhatsApp ka njoftuar se ky aplikacion nuk do të funksionojë më në smartphone-t e vjetër.

Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, dhanë dorëheqje nga rolet e tyre në kompaninë simotër të gjigantit të teknologjisë.

Një studim i kryer nga kërkuesit në universitetin e Pensilvanisë, pretendon se është i pari që gjen një lidhje rastësore direkte mes heqj

Kur Huawei Mate 30 Pro debutoi në shtator, u vu re një detaj dizajni i cili është adoptuar në masë nga prodhuesit e telefonëve flagshipë

Sipas studiuesve të sigurisë, problemi i fundit i WhatsApp mund të lejojë që hakerat të vjedhin mesazhet, fotot, videot dhe informacionet

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë se ku dhe kur rrufeja do të bjerë brenda një intervali prej 30 kilometrash me një paraprirje