Asus i bashkohet kompanive që ironizojnë iPhone 6 Plus

28/09/2014 - 21:36

28 shtator 2014 - Pas Samsung-ut, HTC-së, LG-së, madje edhe KitKat-it, edhe kompania Asus i është bashkuar talljeve të kompanisë Apple në lidhje me deformimet e iPhone 6 Plus. Kompania tajvaneze e shfrytëzoi këtë mundësi për të promovuar dy pajisjet e saj teknologjike. 

Fillimisht, mund të shihni telefonin ZenFone 6, i cili është fotografuar afër iPhone 6 Plus. Në foton tjetër shfaqet laptopi Transformer Book i cili krahasohet me telefonin inteligjent të Apple-it. Edhe në këtë foto iPhone 6 Plus cilësohet me emrin iBend, ndërkohë që përsa i përket laptopit kompania ka shkruar “Mënyra më e mirë për ta përthyer është që ta rrotullosh”.

Këto ditët e fundit, disa kompani teknologjike kanë ironizuar Apple-in për shkak të shfaqjeve të problemeve tek iPhone 6 Plus. Me sa shohim, për pak ditë nuk do të ketë më kompani teknologjike që merret me prodhimin e telefonave inteligjentë, e cila nuk do të ironizojë Apple-in. Përdoruesit po presin nga momenti në moment reagimin e Apple-it për të gjitha këto postime ironike që janë bërë kundrejt saj nga kompani të ndryshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjithçka duket se po i kthehet normalitet, pas periudhës së mbylljes si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Kompania Google ka shtyrë prezantimin e sistemit të ri operativ Android 11 deri në një datë të pacaktuar ende.

YouTube ka lëshuar një opsion tjetër që kujton përdoruesit të ndalojnë së shikuari video dhe të shkojnë që të flenë.

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.