Me zhvillimin e teknologjisë dhe shkencës udhëtimet në hapësirë do të bëhen të mundura për njerëzit nëpër botë.

Kompania amerikane Virgin Galactic zbuloi anijen më të fundit në flotën e saj, VSS Imagine, e cila do të vendoset në dispozicionin e njerëzve për udhëtimet në hapësirë.

VSS Imagine i jep kompanisë së turizmit hapësinor një anije të dytë kozmike për të filluar testimin, pasi Virgin Galactic vazhdon të kryejë punën e saj përmes testimeve.

“Që ne të bëjmë biznesin që të fillojë të shkallëzohet në vendet ku po apsirojmë na duhen disa gjëra, dhe një prej tyre është se kemi nevojë për më shumë anije. Pasi këto që kemi të mirëmbahen dhe të kemi kohë që të dërgojmë anije të tjera”, tha CEO i Virgin Galactic Michael Colglazier.

VSS Imagine është anija e tretë kozmike që kompania ka ndërtuar deri më tani, me VSS Enterprise që është shkatërruar në një aksident në vitin 2014 dhe VSS Unity e cila deri më tani ka kryer dy fluturime hapësinore. Udhëtimi i fundit ka qenë në shkurt të vitit 2019.