“Baby Shark” mbërthen YouTube-in/ Kjo është kënga më e shikuar në histori

02/11/2020 - 13:56

“Baby Shark”, kënga e këndshme dhe shumë tërheqëse për fëmijë e regjistruar nga kompania koreano jugore Pinkfong është bërë videoja më e shikuar në histori në YouTube.

Me 7.04 miliardë shikime, ajo lë pas “Despacito”-n e 2017-s, nga yjet Puerto Rica-në të popit Luis Fonsi dhe Daddy Yankee. Baby Shark e ka rrëmbyer kurorën më shumë se katër vite, pasi ajo u upload-ua në rrjet. Autori i vërtetë i këngës është i panjohur, por ajo u bë një fenomen global pasi u regjistrua nga një këngëtare 10-vjeçare koreano-amerikane, Hope Segoine.

Nën kujdesin e kompanisë Pinkfong dhe shoqëruar nga disa lëvizje të caktuara kërcimi, ajo fillimisht u bë virale në Azinë juglindore dhe më pas në SHBA dhe Evropë. E gjatë vetëm një minutë dhe 21 sekonda, refreni i saj tërheq shumë fëmijët.

Kënga është e lirë për publikun dhe nuk zotërohet nga Pinkfong, por kompania u padit në 2019 nga Jonathan Whright, që kishte regjistruar një version të ngjashëm dhe kishte argumentuar se ai kishte të drejtën e autorësisë për materialin. Asnjë vendim nuk është marrë për rastin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ardhmja e medias ishte tema kryesore e seminarit online, të organizuar nga Aleanca e Agjencive Europiane të Lajmeve (EANA), ku ATSH ësh

Një tren i ri synon ta zërë vendin e parë në botë në transportin hekurudhor, qoftë nga ana e komoditetit, ashtu edhe për shpejtësinë e ti

Google ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Australia, për shkak të përplasjeve që ka pasur në këtë vend për reklamat.

Një thashethem që kemi dëgjuar disa herë tani është se diapazoni i iPhone 13 do të ketë një nivel më të vogël dhe tani po e dëgjojmë përs

Twitter refuzoi të hiqte imazhe dhe video pornografike të shpërndara gjerësisht ne rrjet të një adoleshenti, viktimë e trafikimit seksual

Qeveria e Brazilit do të pranojë kompaninë kineze të teknologjisë Huawei që të marrë pjesë në ankandet për rrjetin 5G.

Aplikacioni i mesazheve, Signal ka raportuar probleme teknike të premten pasi njohu fluks të madh të përdoruesve, të cilët janë shtuar në

Politika e re WhatsApp ka shkaktuar një valë të madhe shkarkimesh të aplikacionit SIGNAL ditët e fundit.

Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump është pezulluar përkohësisht nga YouTube pasi nxiste dhunë me anë të videove që publikonte nga pro

WhatsApp është aplikacioni më i njohur i mesazheve në botë, i zotëruar nga kompania e Facebook.