Ballkan: Si do eliminohen tarifat super të larta roaming

15/09/2014 - 23:09

15 Shtator 2014 - Agjencitë rregullatore në Ballkan më në fund kanë rënë dakord të eliminojnë tarifat e telefonisë roaming, të cilat janë shumë më të larta se ato në Europën Perëndimore

Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia kanë rënë dakord të nënshkruajnë një marrëveshje për të eliminuar tarifat super të larta roaming në rajon më 29 shtator, ka konfirmuar Agjencia e Malit të Zi për komunikime elektronike.

Ministrat e Telekomunikacionit të vendeve të Ballkanit do të nënshkruajnë marrëveshjen në qytetin malazez bregdetar të Budvës gjatë Infofest, e cila i dedikohet avancimeve në botën e informatikës, organizuar nga Ministria malazeze e Telekomunikacionit.

Anëtarët e agjencive rregullatore të rajonit do të takohen në Maqedoni për të diskutuar modalitetet e procesit për të krijuar një zonë “roaming pa pagesë” në Ballkan.

Rregullatorët rajonalë të telekomunikacionit besojnë se ata mund të krijojnë një zonë ballkanike roaming pa pagesë më 1 janar të vitit 2015. Kosova dhe Bosnja e Hercegovina do të jenë pjesë e zonës.

Sipas planit, detyrimet roaming do të eliminohen për të gjitha llojet e shërbimeve celulare – zë, mesazhe dhe internet.

“Roaming-u pa pagesë nuk do të fillojë deri në fillim të vitit të ardhshëm, për shkak se disa nënshkrues duhet të përshtatin ligjet e tyre për një marrëveshje të tillë. Atëherë ne mund të vendosim reciprocitet mes vendeve për të fikur roaming dhe për të zbatuar direktivat e BE-së”, – citon e përditshmja malazeze Vijesti Zoran Sekulovic, kreun e Agjencisë së Malit të Zi për komunikime elektronike.

Kostoja e roaming-ut në Ballkan është deri në gjashtë herë më e lartë se kostoja në Europën Perëndimore, tregojnë studimet e fundit.

Nën presion nga Komisioni Europian, operatorë të telefonisë celulare në BE është dashur të bashkohen dhe të reduktojnë çmimet e telefonatave roaming.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përdorimi i një aparati të vjetër celular mund të përbëjë rrezik për ju.

WhatsApp-i duket se është tërhequr nga plani për përdorimin e reklamave në aplikacion.

Shefi i gjigantit Amazon, Jeff Bezos shpalosi sot një projekt investimi në Indi, duke e konsideruar një pikë kyçe në zhvillimin e tregëti

Kompania “Apple” mund të detyrohet nga rregullat e reja të BE-së për të ndryshuar fishin e karikuesit.

Postimet 24 orëshe (Story-t) në Instagram prej vitit 2016 janë bërë një nga opsionet më popullore të këtij rrjeti social.

Është një nga sistemet operative kompjuterike më popullore, por si çdo gjë tjetër, edhe Windows 7-s i erdhi fundit.

Facebook do të ndryshojë look brenda pranverës, në versionin për kompjuter dhe do të jetë edhe një "dark mode", që lodh më pak shikimin.

Pas një viti të vështirë, shitjet e makinave në kompanitë e prodhimit të makinave Daimler dhe Audi u rritën nga fundi i vitit 2019, ku të

Duke filluar nga 1 shkurti, përdoruesit e smartfonëve me versionet më të vjetra të programeve iOS dhe Android, nuk do të jenë më në gjend

Teksa vijon puna për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin 2022, Kina ka shënuar një tjetër moment historik; ndërtimin e një