BE qorton "Facebook"-un dhe "Twitter"-in

16/02/2018 - 09:26

BE i ka kritikuar ashpër rrjetet sociale "Facebook" dhe "Twitter", pasi sipas Komisionit të BE ato nuk i respektojnë sa duhet ligjet për mbrojtjen e të dhënave të konsumatorëve në Evropë.

Në një kohë kur "Google" i ka përshtatur rregullat e platformës së saj "Google plus" në një masë të konsiderueshme me kërkesat e Komisionit, "Facebook" dhe veçanërisht "Twitter" nuk kanë vepruar kështu. Pika shumë të rëndësishme ata i kanë marrë parasysh vetëm pjesërisht, bëri të ditur Komisioni Evropian. Veçanërisht janë procedurat për bllokimin e përmbajtjeve dhe të llogarive të përdoruesve ku ndeshen problemet më të mëdha.

Komisarja për Drejtësinë e BE, Vera Jourova deklaroi se propozimet e paraqitura deri tani nga këto sipërmarrje janë të pamjaftueshme. "Mbrojtja e konsumatorëve në BE duhet respektuar", tha Jourova. "Nëse sipërmarrjet nuk i përmbahen kësaj, ato duhet të mbulohen me gjoba".

Këtyre sipërmarrjeve u qe kërkuar që në nëntor 2016 që ta përshtasin mbrojtjen e tyre për konsumatorët me rregullat e BE. Sipas vlerësimit të Komisionit, "Twitter"-i vazhdon t’i ndryshojë kushtet e përgjithshme tregtare pa i informuar për to përdoruesit.

Përdoruesit e "Twitter"-it dhe të "Facebook"-ut veç kësaj nuk informohen në kohën e duhur dhe jo mjaftueshëm për fshirjet që i kërcënojnë të përmbajtjeve të dyshuara si ilegale, kritikoi Komisioni.

Edhe për mundësinë që të paraqitet ankesë kundër fshirjeve që priten ose që kanë ndodhur nuk jepet informacion i mjaftueshëm. Një zëdhënëse e "Facebook"-ut deklaroi në lidhje me kritikat se këtë vit janë parashikuar ndryshime. Këtu bën pjesë p.sh. mundësia për t’i informuar përdoruesit më mirë për fshirjen e përmbajtjeve.

Jourova tha më tej se rrjetet sociale i përdorin si platforma publicitare dhe tregtare dhe ato duhet t’u përmbahen nga ky shkak rregullave të mbrojtjes së konsumatorëve.

Kërkesa qendrore të Komisionit të BE ishin p.sh. një e drejtë tërheqjeje në blerjet në internet dhe kompetenca e gjykatave evropiane, që të ngrenë padi mbi bazën e së drejtës nacionale. Më parë, "Google", "Facebook" dhe "Twitter" parashikonin që në rast konflikti, ai të zgjidhej mbi bazën e ligjeve të Kalifornisë, sepse atje e kanë qendrën këto firma./Deutsche Welle/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përmes një storie, rrjeti social Instagram ka lajmëruar të gjithë përdoruesit për risinë më të fundit që ka sjellë.

Facebook ka filluar të zbatojë rregullat e saj më të rrepta të reklamimit politik në Britaninë e Madhe.

WhatsApp ju ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve që të bëjnë kujdes, dhe të mos klikojnë çdo mesazh që ju vjen në telefonin e tyre pasi

Vlera e monedhës virtuale Bitcoin ka rënë nën 5 mijë dollarë për herë të parë që nga tetori i vitit 2017.

Kompania koreano-jugore, Samsung, prezantoi telefonin e palosshëm pak ditë më parë.

BlackBerry njoftoi se do të blejë Cylance, një kompani për inteligjencën dhe sigurinë kibernetike, për shumën 1.4 miliardë dollarë në cas

Instagram ka shtuar më tepër karakteristika për blerjet online në kohën e duhur për festa.

Nintendo nga muaji janar do të ndalë shërbimet për video live për consolen Wii.

Që nga 12 nëntori, të gjitha mesazhet në WhatsApp që nuk janë ruajtur do të fshihen përgjithmonë.