Bilancet marramendëse të YouTube, sa para fitohen nga reklamat

07/02/2020 - 17:42

YouTube ka arkëtuar 15 miliardë dollarë nga reklamat vitin e kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga Alphabet, kompania mëmë e Google, të ardhurat e YouTube janë rritur vazhdimisht nga viti në vit. Kështu, në vitin 2017 janë arkëtuar 8,1 miliardë dollarë, në vitin 2018 ka mbledhur 11,2 miliardë dollarë për të arritur vitin e kaluar në shifrën e jashtëzakonshme.

Kjo shifër nuk përfshin tarifat për të marrë shërbimin YouTube TV dhe të ardhura të tjera, të cilat, sipas CEO-s Sundar Pichai, janë rreth 3 miliardë dollarë në vitin 2019. Google gjithashtu zbuloi se ka arkëtuar 8,9 miliardë dollarë nga shërbimi “cloud” vitin e kaluar, që lejon ruajtjen e materialeve si foto dhe video online.

Megjithatë, të ardhurat e përgjithshme të Google ishin pak më dobët se sa pritshmëritë, plani ishte 46,94 miliardë dollarë, ndërsa shifra faktike ishte 46,08 miliardë dollarë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një raport i fundit për iPhone-n e ardhshëm thotë se telefoni do të ketë një kamër të pasme 3D.

Gazeta e Spitalit Infektiv (JHI) këshillon se koronavirusi mund të jetë në smartphonet tanë të cilët gjithashtu duhet të pastrohen pasi i

Google Translate është platforma më e përdorur nga lundruesit e internetit që kërkojnë një përkthim të shpejtë në dhjetëra gjuhë të ndrys

Twitter kërkoi nga punonjësit e tij të punojnë nga shtëpitë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare Larry Tesler, personi që shpiku opsionin e “copy-paste” në kompjuter.

YouTube ka festuar 15-vjetorin e krijimit.

Kompania amerikane “Apple” ka njoftuar se për shkak të gjendjes së emergjencës në Kinë nga koronavirusi, të ardhurat e saj do të jenë të

Me ndërrimin e dhjetëvjeçarit edhe kompania “Samsung” ka vendosur nga modeli S10 të kalojë tek S20, një telefon që do të ndryshojë fotogr

Gjykata e rrethit Tagansky në Moskë vendosi një gjobë prej katër milion rublash (rreth 58,000 euro) ndaj Facebook dhe Twitter.

Facebook njoftoi sot se ka pezulluar rrjetin e llogarive të përdorura nga inteligjenca ushtarake ruse.