Bloomberg: "Facebook" ka paguar kontraktues për të transkriptuar mesazhet

14/08/2019 - 14:42

Kompania "Facebook" ka paguar kontraktues të jashtëm për të transkriptuar mesazhet me zë të përdoruesve të shërbimeve të tij, njoftoi të martën "Bloomberg", duke cituar burime të afërta me këtë çështje.

"Facebook" ka konfirmuar se po transkriptonte mesazhet me zë të përdoruesve, por ka thënë se nuk po e bënte më këtë, raportoi "Bloomberg".

"Facebook" nuk është përgjigjur në kërkesën e agjencisë Reuters, për të komentuar këtë raport. Kontraktuesit e jashtëm kanë kontrolluar nëse inteligjenca artificiale e "Facebook"-ut po interpretonte saktë mesazhet.

Kompania e mediave sociale është përballur me kritika të gjera nga ligjvënësit dhe rregullatorët mbi praktikat e saj të privatësisë së përdoruesve.

Javën e kaluar, një gjykatë federale e apelit refuzoi përpjekjen e "Facebook" për të hedhur poshtë një padi, sipas së cilës, kompania mblodhi në mënyrë të paligjshme, dhe ruajti të dhëna biometrike për miliona përdorues, pa pëlqimin e tyre.

Në fillim të këtij muaji, kompanitë "Apple" dhe "Google" pezulluan rishikimin e regjistrimeve me zë nga përdoruesit, pasi shqetësimet për privatësinë e të dhënave janë në rritje. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fotografimi i atomeve, proteinave dhe viruseve me shpejtësi shumë të madhe tani është i mundur.

Rrjeti më i madh për postimin e fotografive, është përfshirë në një skandal.

Apple ka ftuar klientët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paraqesin kërkesën e tyre për të marrë kartën e saj të kreditit, të zhvillu

Ekziston një rritje eksponenciale në kërcënime ndaj sigurisë së IT për individët dhe kompanitë.

Edhe asistenti i “Apple”, “Siri”, dëgjon bisedat, njofton “The Guardian” sipas informacioneve të marra nga një punonjës i një kompanie që

Mjekët kanë shndërruar sinjalet e trurit për të folur në fjali të shkruara në një projekt hulumtues që synon të transformojë mënyrën se s

Megjithëse disa prodhues të Androidit tashmë kanë filluar të ofrojnë pajisjet e tyre me mbështetje për rrjetin 5G, Apple do ta bëjë këtë

Aplikacioni WhatsApp arrin në miliona telefona me kosto të ulët, për ata që kanë në bord KaiOS, sistemin operativ operativ të Linux, i pr