Ky është telefoni me i vogël në botë, Zanco Tiny, i cili peshon vetëm 13 gramë dhe ka madhësinë e një USB-je.

Ai ka një ekran që është 12.5 milimetra, një portë USB dhe një nano kartë SIM.

Zanco Tiny është në gjendje të bëjë telefonata dhe të dërgojë mesazhe me tekst. Memorja e tij mund të mbajë deri në 50 mesazhe dhe 300 kontakte në axhendë, ndërsa bateria zgjat deri në tri ditë në standby.

Është më i vogël se një gisht, kushton vetëm 46 dollarë dhe pretendon të kthehet në telefonin që të gjithë duan ta kenë për vitin 2018.

Problemi i tij i vetëm është se nuk mund të lidhet me internet, pra nuk mund ta përdorim për rrjetet sociale.