Çfarë ndodh nëse nuk përdorni Facebook për 4 javë?

04/03/2019 - 10:37

Të heqësh dorë nga rrjeti social Facebook, edhe ta mendosh duket e vështirë, aq më tepër ta zbatosh. Megjithatë këtë sjellje e studiuan disa studiues për të parë se si reagojnë njerëzit kur në jetën e tyre mungon ky rrjet social, që gjithmonë e më tepër bëhet i dobishëm.

Studiuesit nga Universiteti i Stanford në SHBA paguan disa persona që të braktisnin Facebook për 4 javë dhe mos të kishin kontakt me këtë rrjet social. Studimi i sjelljes së njeriut në një situatë të tillë rezultoi me disa pika specifike.

Së pari, personat që heqin dorë nga Facebook, shpenzojnë më pak kohë në internet në përgjithësi. Kohën që kalonin në Facebook, e shpenzuan duke parë TV ose duke qëndruar me pjesëtarë të familjes apo miqtë e tyre.

Së dyti, ndoshta dhe më e rëndësishmja, të anketuarit zbuluan se kishin përmirësime të lehta në mirëqenien e tyre. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm i personave që morën pjesë në këtë studim thanë se planifikojnë që të shpenzojnë më pak kohë në Facebook sapo studimi të ketë përfunduar.

Megjithatë, në tjetër pikë që vunë re studiuesit është se mospërdorimi i Facebook-ut i bën njerëzit të painformuar. Ky rrjet social përdoret gjerësisht nga mediat botërore si platformë për të shpërndarë lajmet e tyre. Pra, mund të konsiderohet një industri mediatike ku qarkullon çdo lloj lajmi dhe informacioni.

Studiuesit u shprehën se pavarësisht faktit që mospërdorimi i këtij rrjeti social ka dobi të mëdha, Facebook është një nga shërbimet më të dobishme që njerëzit kanë në përdorim. Një pikë tjetër që u vu re gjatë studimit, është fakti se njerëzit bëhen më pak të polarizuar sa më shumë që heqin dorë nga përdorimi i Facebook. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Instagram nisi testimet në Shtetet e Bashkuara për një funksion ku përdoruesit mund të blejnë produkte direkt nga rrjeti social.

Apple ka surprizuar sërish pasi së shpejti do të ketë një tjetër shumëllojshmëri emoji-sh në çdo celular iPhone me përditësimin e ri “iOS

Supozohej të bënin të kundërtën, por mediat sociale si “Twitter”, “Facebook” apo “Pinterest”, po bëjnë që gjithnjë e më shumë njerëzit të

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka dënuar Francën dhe Greqinë për trajtimin e tyre ndaj migrantëve, në dy raste të veçanta.

MWC 2019 është në zhvillim e sipër në Barcelonë dhe shumë prodhues kanë përdorur konferencën për të paraqitur teknologjinë e tyre të fund

Facebook vijon të mbetet rrjeti social më i përdorur në Shqipëri.

Gjatë vitit 2019, aplikacioni mjaft popullor i komunikimit, WhatsApp, do të pajiset me disa funksione të mrekullueshme.

Nëse ju bën të mos ndiheni rehat, ju mund të ndaloni aplikacionin Facebook të gjurmojë vendndodhjes tuaj plotësisht ose ta lejoni vetëm k

Kompania Microsoft ka njoftuar të mërkurën se do të ofrojë shërbimet e saj për siguri kibernetike, AccountGuard, në 12 tregje të reja në

Modelet e reja të “Samsung Galaxy” janë prezantuar sot në 4 versione S10, duke festuar edhe 10 vjetorin e këtij modeli.