Rrjetet më të përdorura socialse si Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë shfaqur sot probleme në të gjithë botën.

"Russia Today" shkruan se shërbimet e Facebook po përjetojnë vështirësi teknike, me përdoruesit në Evropë, Malajzi dhe disa pjesë të SHBA-ve që raportojnë mungesën e qasjes në Facebook, Instagram dhe Whatsapp.

Problemet janë vënë re edhe në Shqipëri, pasi përdorimi i Facebbok është bërë i pamundur për shumë njerëz, ashtu si edhe dërgimi i mesazheve apo veprime të tjera.

Ndërkohë nuk ka ende sqarime se çfarë ka ndodhur me këto platforma. Mijëra përdorues kanë reaguar në Twitter duke shfaqur problemin.