Del bateria që mban telefonin të karikuar për 5 ditë

25/07/2020 - 20:15

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë ndërtuar një bateri që mund ta mbajë telefonin për pesë ditë pa karikim, ose të karikojë një makinë elektrike për 1 mijë kilometra.

Nëse teknologjia e tyre do të përdoret në masë, atëherë do të sillte një ndryshim rrënjësor në “betejën” për burime energjie më ekologjike dhe efikase.

Skuadra e kërkuesve nga Universiteti “Monash” në Melburn thotë se bateria e tyre, e përbërë nga sulfur litiumi, është katër herë më e fuqishme sesa bateritë tradicionale. Shpikja e tyre është pranë miratimit dhe nxjerrjes në treg dhe ata thonë se do të ndihmojë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Shumica e baterive janë vetëm me jone litiumi dhe alternativa me sulfur litiumi ka mundësinë që të mbajë të karikuar pajisjet për më shumë kohë. Megjithatë, kjo lloj baterie ka një jetëgjatësi më të shkurtër dhe përpjekjet e mëparshme për prodhimin në masë të saj kanë dështuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrjetet sociale duket se po ia bëjnë të vështirë fushatën elektorale Presidentit amerikan, Donald Trump.

Rrjeti social, Instagram ka prezantuar të mërkurën një mundësi të re në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është përgjigje ndaj

Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të a

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të ndalojë Tik Tok-un.

Konfirmohet zyrtarisht nga Apple se prezantimi i modeleve të reja të iPhone do të shtyhet për një periudhë tjetër më vonë gjatë këtij vit

Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, Huawei, e kapërceu kompaninë jug-koreane të teknologjisë, Samsung, duke u bërë shitësi më i madh i s

Twitter i ndaloi djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump, të bëjë postime për 12 orë.

Një dobësi në sigurinë e telefonit mund t’i japë mundësinë hakerave që të "shkatërrojnë" smartphone-in tuaj.

Përdoruesit e Google Chrome janë këshilluar që të bëjnë kujdes nëse ju shfaqet një tabelë ku njoftohen se duhet të përditësojnë versionin

Apple ka paralajmëruar emoji të reja këtë vit, ku pjesë do të jetë edhe ajo me maskë duke u përshtatur me situatën e COVID-19 që ka preku