Dëmtojnë shëndetin mendor, Instagram heq filtrat që promovojnë kirurgjinë kozmetike

23/10/2019 - 17:10

Instagram do të heqë të gjithë filtrat që promovojnë kirurgjinë kozmetike, për shkak të shqetësimeve se ato dëmtojnë shëndetin mendor të njerëzve. Hulumtimet kanë sugjeruar se filtrat, që ndryshojnë fytyrën, mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më keq në lidhje me mënyrën se si duken, raporton BBC.

Rrjeti social i cili zotërohet nga Facebook-u, tha se ndalesa synon të promovojë mirëqenien. “Ne i rivlerësojmë politikat tona dhe duam që filtrat tanë të jenë një përvojë pozitive për njerëzit”, tha një zëdhënës i platformës online për shpërndarjen e fotografive.

Instagram-i tha se nuk e di saktësisht se sa kohë do të marrë heqja e të gjithë filtrave.

Muajin e kaluar, kjo platformë ka vendosur t’i fshijë postimet e dietave dhe të kirurgjisë kozmetike, pas këshillimeve me ekspertë të mediave sociale. Në muajin shkurt, ndërkaq, Instagram-i ka larguar edhe imazhet grafike të vetëdëmtimit, nga shqetësimet se ato ndikojnë keq te të rinjtë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria e Brazilit do të pranojë kompaninë kineze të teknologjisë Huawei që të marrë pjesë në ankandet për rrjetin 5G.

Aplikacioni i mesazheve, Signal ka raportuar probleme teknike të premten pasi njohu fluks të madh të përdoruesve, të cilët janë shtuar në

Politika e re WhatsApp ka shkaktuar një valë të madhe shkarkimesh të aplikacionit SIGNAL ditët e fundit.

Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump është pezulluar përkohësisht nga YouTube pasi nxiste dhunë me anë të videove që publikonte nga pro

WhatsApp është aplikacioni më i njohur i mesazheve në botë, i zotëruar nga kompania e Facebook.

Asnjë ndryshim në mënyrën e ndarjes së të dhënave të WhatsApp me Facebook në rajonin europian.

Në kalendarin Gregorian, pragu i Vitit të Ri, dita e fundit e një viti, bie më 31 dhjetor.

Whatsapp gati të publikojë versionin e ri, miliona përdorues mund të mos e përdorin më pas 1 janarit.

Gjigandi gjerman i prodhimit të automjeteve, "BMW" synon që të rrisë numrin e makinave elektrike.

Facebook dhe Google kanë rëndë dakord të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në rast se do të nisë një hetim kundër tyre pas padisë