Dështon misioni indian në Hënë, stacioni hapësinor humb kontaktet me sondën

08/09/2019 - 18:14

Përpjekjet historike të Indisë për të prekur Hënën, duket se dështuan pak para momentit final. Shkencëtarët humbën kontaktet disa minuta para mbërritjes së sondës “Chandrayaan-2”.

Shefi i Organizatës indiane për kërkime në Hapësirë Kailasavadivoo Sivan, njoftoi në orët e para të së shtunës se stacioni hapësinor nuk kishte kontakte me sondën.

Kryeministri indian, Narendra Modi ishte i pranishëm në qendrën e kontrollit ISRO. Pavarësisht dështimit, ai mbështeti ekipin e shkencëtarëve dhe vlerësoi misionin si simbol të ambicieve te vendit te tij si fuqi botërore.

Misioni i sondës “Chandrayaan-2” ishte të bënte kërkime shkencore në një pjesë të pastudiuar më herët të hënës. Ajo ishte planifikuar të qëndronte 2 javë dhe të merrte të dhëna të rëndësishme.

Ky është dështimiiI dytë i përpjekjeve të Indisë për të lëshuar një sondë në Hënë, i pari ishte në vitin 2008. Me këtë projekt ambicioz India shpresonte të bëhej vendi i 4 pas SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës që realizojnë një mision në Hënë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga sot, mesazhi “vini një maskë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19” do t’i shfaqet kujtdo në Facebook dhe

Më shumë se 400 marka të njohura, përfshirë ikonat globale si, Coca-Cola, Adidas dhe Starbucks, pritet të largojnë reklamat e tyre nga gj

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka humbur 7.2 miliardë dollarë pasi disa kompani hoqën reklamat nga rrjeti i Facebook Inc.

Një nga masat më të mira parandaluese për përhapjen e koronavirusit është larja plotësisht dhe rregullisht e duarve për të paktën 20 seko

Rrjeti social, Twitter ka dërguar një email te klientët e tij të biznesit, për t’u thënë se informacionet personale mund të jenë “vjedhur

Rrjeti i ri social, TikTok mund të inkurajojë probleme në lidhje me ushqimin, sidomos tek njerëzit që vuajnë nga çrregullimet në të ngrën

Një gjurmues është instaluar në telefonat inteligjentë, edhe pse përdoruesit e këtyre aparateve nuk e kanë shkarkuar dhe nuk janë në dije

Smartwatchi i Samsung tashmë mund të masë edhe presionin e gjakut.

Kohët e fundit Apple është përfolur se po ndryshon dizajnin e iPhone 2020.

Një kompani kineze e prodhimit të baterive të makinave është gati për të prodhuar një bateri, jetëgjatësia e së cilës tejkalon limitet.