1 shkurt 2015 –  Samsung konfirmon përmasat e Galaxy S6, i cili do të jetë më do të jetë më i gjatë, më i gjerë dhe më i hollë se paraardhësi i tij, Galaxy S5. Sipas uebsajtit francez, Noëhereelse.fr Galaxy S6 do të ketë këto përmasa: 143.52mm x 70.70mm x 7.19 mm.

Gjithashtu, Samsung do të vendosë blicin e kamerës dhe sensorin për matjen e rrahjeve të zemrës në anën e djathtë të kamerës, ndërsa tek Galaxy S5, sensori dhe blici LED janë të vendosura poshtë kamerës.

Në pjesën e sipërme të kasës shohim se ka dy hapësira boshe, që do të thotë se Samsung do të vendosë pajisjen infra të kuqe dhe vendi për kufje 3.5 mm.