Dhjetë “porositë” bazë për rrjetet sociale

14/09/2014 - 21:39

14 shtator 2014 -  Janë dhjetë rekomandimet të cilat duhet t’i merrni parasysh nëse keni akses në rrjetet sociale. Ja se cilat janë ato…

A ju ka udhëzuar ndokush ndonjë këshillë të nevojshme në momentin kur keni hapur një adresë Facebook-u? Tashmë, interneti nuk është më vetëm një mjet i komunikimit masiv. Që kur filloi të bëhej më dominuesi i rrjeteve sociale, ai u transformua në një kulturë të vërtetë dhe si i tillë, duhet respektuar me dogmat e tij; të cilat nuk kanë ekzistuar dhe as nuk janë caktuar, apo thënë nga dikush, por ato janë “shpikur”, le të themi, nga shumica e përdoruesve të tij. Ndaj nuk mbetet gjë tjetër veçse të përmblidhen si më poshtë:

1. Mos shpërndani ato çka nuk do të donit të ndanin me ju

Shpërndarja është veprimi kryesor i rrjeteve sociale, i cili duhet bërë me ndërgjegje të plotë. Për shembull, shpërndarja e postimeve që nuk kanë në përbërjen e tyre kulturë dhe përfshirje të ndjekësve, nuk kanë asnjë kuptim, përveçse të lënë një “shije” të keqe. Ndaj, sa herë që ndonjë mik i juaji në Facebook ndan me ju diçka që ju bezdis, vërjani në dukje me kujdes. Në këtë mënyrë, edhe vetë ju do të shmangni një gabim të tillë.

2. Zbusni narcizmin tuaj

Nëse jeni persona me narcizëm të theksuar, atëherë mundohuni ta fshihni mirë. Për shembull, në qoftë se në një status ju dëshironi të mburreni për pamjen tuaj të bukur, në mënyrë indirekte, mund ta thoni kështu: “Nuk i duroj dot më djemtë të cilët fishkëllejnë, kur jam duke ecur në rrugë”. Ndërkohë, nëse keni marrë një notë shumë të mirë në provim përdorni një “formulë” të tillë: “Në Shqipëri, ka diçka që nuk shkon, nëse një idiot si unë, merr dhjetë në anatomi”.

3. Mos publikoni shumë

Respektojini kontaktet (miqtë) që keni në Facebook: publikimi i shumë gjërave dhe në mënyrë të shpeshtë, do t’ju bëjë që të urreheni nga ndjekësit tuaj. Reduktoni postimet e tilla si fotot. Dy ose tre publikime në ditë, janë më se të mjaftueshme. Një link, një status dhe një foto. Por nëse dëshironi të jeni më të sigurt, të ruani privatësinë, mos publikoni asgjë.

4. Mos i trukoni fotot

Përdorimi i Photoshop-it për t’u dukur më të bukur në foton e profilit, është i gabuar. Herët a vonë, me miqtë tuaj në Facebook do të mund të ndesheni edhe në botën reale.

5. Mos abuzoni me selfie-t

Selfie-t tashmë po personifikojnë të keqen në internet. Gjithçka duhet bërë me masë. Mos bëni një selfie çdo herë që shkoni në kuzhinë, në pishinë, në det, aeroport, në një bar etj. E vërteta është se, të tjerëve nuk u intereson ajo që ju bëni.

6. Mos dërgoni ngacmime (Poke)

Kjo gjë sigurisht vlen vetëm për nëFacebook. Ende, askush nuk e ka kuptuar se për çfarë shërbejnë. Por pavarësisht kësaj, janë të shumtë ata të cilët vazhdojnë t’i dërgojnë ato, duke çuar dëm energjinë elektrike.

7. Mos i vidhni statuset e të tjerëve

Statuset kanë autorin e tyre, i cili duhet të respektohet deri në fund. Ndaj, nëse pëlqeni të ndani një status të mikut/mikeshës tuaj, vendosni në kllapa emrin e tij/saj.

8. Mos kërkoni miqtë e të tjerëve

Nëse në kontaktet e një miku tuaj, është një vajzë që ju pëlqen, mos i kërkoni ftesë miqësie, nëse nuk e njihni. Edhe kjo është një sjellje jo e mirë. E njëjta gjë vlen padyshim edhe për vajzat.

9. Mos reklamoni biznesin tuaj

Nëse keni një aktivitet dhe dëshironi ta reklamoni, atëherë krijoni një faqe të posaçme. Mos i pushtoni miqtë tuaj me postime të ofertave të agjencisë suaj dhe mbi të gjitha, mos u përpiqni të shisni polica sigurimi, të paktën në rrjetet sociale

10. Mos i etiketoni miqtë tuaj në foto në të cilat kanë dalë keq

Më e rëndësishmja! Nëse do ta etiketoni një mikun/mikeshën tuaj, në një foto ku ka dalë keq, atëherë ju do të gjykoheni jo mirë jo vetëm nga ana e tij/saj, por edhe nga të gjithë miqtë.

Ndiqini me kujdes këto dhjetë porosi, të cilat do t’ju ndihmojnë të menaxhoni më mirë jetën tuaj në rrjetet sociale.

/gazeta "Shqip"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kina prezanton  për publikun “superpeshkaqenin".

Kompania amerikane, Apple ka larguar një aplikacion që kanë shfrytëzuar protestuesit në Hong Kong për të regjistruar lëvizjet e policisë

Aplikacioni celular në Instagram po pëson disa ndryshime, dhe skeda “Following” do të hiqet së shpejti nga menyja.

Telefonat e ardhshëm të kompanisë Google do të dinë nëse ka pasur një aksident dhe do të thërrasin për ndihmë urgjencën duke përdorur sen

Facebook ka mbyllur një sërë faqesh të cilat promovonin vlerat dhe patriotizmin amerikan si dhe presidentin Trump pasi zbuluan se menaxh

A mundet një kompjuter të tregojë se çfarë është në modë dhe çfarë jo? Sigurisht që po dhe falë inteligjencës artificiale.

“Dark mode” ose modaliteti që redukton konsumin e baterisë së telefonit dhe mbron sytë tanë, pasi “infektoi” aplikacionet e njohura si Tw

Facebook ka blerë “CTRL-Labs”, një kompani që mundëson ndërveprimin mes njeriut dhe smartfonëve vetëm me anë të valëve të lëshuara nga tr