Dy themeluesit e Google japin dorëheqje nga rolet udhëheqëse

04/12/2019 - 19:46

Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, dhanë dorëheqje nga rolet e tyre në kompaninë simotër të gjigantit të teknologjisë.

Ata do t’i lënë rolet e shefit ekzekutiv dhe të presidentit në Alphabet, por do të mbeten në bord. Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, do të bëhet shef ekzekutiv edhe në Alphabet.

Alphabet u krijua në vitin 2015 si pjesë e ristrukturimit të Google. Kompania simotër kishte për qëllim t’i bënte aktivitetet e gjigantit të teknologjisë “më të pastra dhe më të përgjegjshme”, pasi ai ishte zgjeruar nga kërkimet në internet në fusha të tjera, të tilla si veturat pa shofer.

Page dhe Brin, themelues të Google më 1998, u zhvendosën nga Google në Alphabet më 2015, duke thënë se duan të përqendrohen në nisma të reja. Por, në një blog të postuar online, bashkëthemeluesit thanë se do të tërhiqen nga administrimi ditor i kompanisë. Ata theksuan se “do të mbeten të përfshirë në mënyrë aktive si anëtarë të bordit, aksionarë dhe bashkëthemelues”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrjetet sociale duket se po ia bëjnë të vështirë fushatën elektorale Presidentit amerikan, Donald Trump.

Rrjeti social, Instagram ka prezantuar të mërkurën një mundësi të re në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është përgjigje ndaj

Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të a

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të ndalojë Tik Tok-un.

Konfirmohet zyrtarisht nga Apple se prezantimi i modeleve të reja të iPhone do të shtyhet për një periudhë tjetër më vonë gjatë këtij vit

Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, Huawei, e kapërceu kompaninë jug-koreane të teknologjisë, Samsung, duke u bërë shitësi më i madh i s

Twitter i ndaloi djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump, të bëjë postime për 12 orë.

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë ndërtuar një bateri që mund ta mbajë telefonin për pesë ditë pa karikim, ose të karikojë një

Një dobësi në sigurinë e telefonit mund t’i japë mundësinë hakerave që të "shkatërrojnë" smartphone-in tuaj.

Përdoruesit e Google Chrome janë këshilluar që të bëjnë kujdes nëse ju shfaqet një tabelë ku njoftohen se duhet të përditësojnë versionin