I keni parasysh minutat e fundit para nisjes, kur stjuardesa ju thotë kokë më kokë, ‘mbyllni telefonat ose vendosini ‘airplane mode’ dhe personi i ulur pranë jush e injoron totalisht (ose ju nëse jeni aq rebelë)…

Dhe papritur të kap paniku, po sikur avioni të humbasë kontrollin apo të shpërthejë nga një përplasje valësh. Por ka ardhur koha të qetësoheni.

Telefonat e ndezur nuk ndërhyjnë tek pajisjet e aeroplanit, sepse teknologjia është shumë e më sofistikuar këto ditë, ama mund të ndërhyjnë tek piloti, aq më tepër nëse po përpiqeni të merrni apo dërgoni thirrje dhe mesazhe, ose gjithçka që dërgon informacion tek telefoni juaj.

“Telefonat duhet të jenë patjetër ‘airplane mode’. Kam patur interferenca valësh tek radiot e mia gjatë uljes në tokë shumë herë. Kur telefoni juaj përpiqet të lidhet me valët, bën të njëjtën zhurmë tek unë si ajo që krijohet kur vendos telefonin tek bokset e zërit,” tregon një pilot.

“Kjo zhurmë jo vetëm të shpërqendron, por mund të na pengojë të marrim udhëzimet nga kontrollorët e trafikut ajror. Prandaj fikini telefonat ju lutem. Pse të rrezikojmë sigurinë e të gjithëve kur mund të futesh në Instagram 5 minuta më vonë?”.