Edhe një javë me këtë Facebook, një rrjet i ri po vjen…

30/04/2019 - 23:25

Konferenca e përvitshme e zhvillimeve të Facebook F8 po mbahet në San Jose, Kaliforni të martën dhe të mërkurën. Pas një viti skandalesh kompania do të sjell përditësime në aplikacionet Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger.

Instagram po fsheh numrin e pëlqimeve nga ndjekësit në një testim për të parë nëse do ndiheni më pak të tmerruar dhe për t’i kushtuar më tepër vëmendje përmbajtjes sesa numrit të pëlqimeve. Kjo risi e “pëlqimeve private” do të nisë në Kanada tek disa përdorues gjatë kësaj jave.

“Admiruesi Sekret” është një tjetër risi e Facebook përmes të cilës ju mund të zgjidhni 9 miq që keni fiksim dhe nëse ndonjë prej tyre ju zgjedh gjithashtu, ju do të merrni një njoftim. Nëse dashuria juaj është e pakërkuar, personi tjetër nuk do ta zbulojë kurrë.

Instagram gjithmonë e më shumë po përmirëson ‘Stories’ që arrijnë mbi 500 milionë përdorues ditor dhe tani me përditësimin e ri ju mund të mblidhni fonde për bamirësi.

Jo më blu! Pamja e re e Facebook është më e mira që prej lançimit të rrjetit social në Shkurt të 2004-s. Versioni i ri është prezantuar sot në SHBA dhe në javët në vazhdim për gjithë pjesën tjetër të globit. Versioni mobile i Facebook është gjithmonë i përditësuar çdo javë dhe ka kaluar në disa faza ndryshimesh, si në sistemet iOS dhe Android, ndërsa për desktop gjatë disa muajve do të ketë vazhdimisht teste për ta bërë më modern, të thjeshtë dhe të ngjashëm me aplikacionin.

Messenger tani do ta gjeni edhe si një program për kompjuterat Windows dhe Mac, por në bisedat mes miqve në grup tani në kohë reale mund të shikoni edhe video, apo të dëgjoni këngën tuaj të preferuar.

“Privatësia na jep ne lirinë për të qenë vetvetja… kështu që nuk është surprizuese që mënyra më e shpejtë për të komunikuar online është përmes grupeve të vogla, kjo është arsyeja pse unë besoj që e ardhmja është private. E di që shumë njerëz nuk janë të sigurtë se ne e kemi seriozisht, e di edhe që nuk kemi reputacionin më të mirë në privatësi tani”, tregon Zuckerberg.

Gjithçka ndryshe, për një Facebook më të sigurtë, më të thjeshtë drejt të ardhmes./tvklan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania “Space X” e Elon Musk ka nisur drejt hapësirës sistemin e tij “broadband” të hapësirës.

Xperia 1, smartphoni i kompanisë Sony, do të dalë në shitje në SHBA për 949 $ më 12 korrik.

Klientët që paguajnë rregullisht për përdorimin e Adobe Photoshop kanë kërcënuar se do hidhen në gjyq pasi përdorin versionet e vjetra.

Hakerat instaluan nga distanca një softuer të mbikëqyrjes në telefona dhe pajisje të tjera që përdornin aplikacionin e mesazheve WhatsApp

Kur njerëzit mendojnë për Inteligjencën Artificiale, me shumë mundësi mendojnë për skena nga filmat aksion, por në të vërtetë, ajo apliko

I fundit që i shtohet listës së televizorëve nga Samsung është “Sero”, i prezantuar para pak kohësh në Seul.

Whatsapp është një nga aplikacionet e mesazheve më të përdorur në botë.

Gjigandi i kërkimit, Google do të ofrojë për përdoruesit opsionin e fshirjes së historisë së kërkimit dhe vendndodhjes pas tre muajsh.

Shitjet e "iPhone" ranë në nivelin më të ulët gjatë tre muajve të parë të këtij viti.