7 korrik 2015 – Tani e tutje ju do të mund të shikoni se kush nga miqtë ju ka fshirë nga Facebook-u. Kjo falë një aplikacioni që quhet “Who deleted me” dhe që mund të shkarkohet falas për të gjithë telefonat me sistem Android dhe iOS.

Nëpërmjet këtij aplikacioni mund të shikoni edhe miqtë të cilët kanë çaktivizuar llogaritë e tyre. Kështu ju nuk do t’i fajësoni se ju kanë fshirë.

Po ashtu, aplikacioni ju njofton për listën aktuale të miqve tuaj, atyre që janë shtuar që nga vizita juaj e fundit në këtë aplikacion si dhe të atyre që i keni fshirë vetë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/