ESA do të dërgojë njerëz në Hënë

23/01/2015 - 14:47

23 janar 2015 -  Agjencia Hapsinore Europiane ka në plan të dërgojë njerëz në pjesën e errët të Hënës, në polin e saj jugor. Mendohet se në këtë pjesë të trupit më të afërt qiellor me planetin tonë, ka ujë.

Dyshimet janë hedhur prej vitit 2009 kur shkencëtarët e kësaj agjencie publikuan rezultatet e një studimi për Hënën. Nëse ekzistenca e ujit vërtetohet, atëherë misioni njerëzor do të ketë për qëllim të studiojë prejardhjen e ujit atje, por edhe të gjejë gjurmë për origjinën e këtij elementi të rëndësishëm në Tokë.

Prania e misionit njerëzor në zonën e errët të Hënës do t’i krijonte mundësi shkencëtarëve të vëzhgonin më në thellësi të Universit, pa u penguar nga valët radiofonike që vijnë nga Toka, pasi kjo zonë nuk preket prej tyre. Nuk ka një datë të saktë se kur mund të mbërrijnë njerëzit atje. Por fondet për të dërguar një sondë eksploruese robotike, kjo agjenci i ka gati.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania Facebook tha të martën se gjatë tremujorit të dytë të vitit hoqi 7 milionë llogari për shkak se përhapnin informacione të rreme

Gjigandi japonez Toshiba ka shitur aksionet e fundit të kompanisë që zhvillonte kompjuterat Dynabook.

Twitter i ka shprehur interesin kompanisë kineze “ByteDance” për të blerë operacionet në SHBA të aplikacionit “TikTok”, bënë të ditur për

Rrjetet sociale duket se po ia bëjnë të vështirë fushatën elektorale Presidentit amerikan, Donald Trump.

Rrjeti social, Instagram ka prezantuar të mërkurën një mundësi të re në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është përgjigje ndaj

Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të a

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të ndalojë Tik Tok-un.

Konfirmohet zyrtarisht nga Apple se prezantimi i modeleve të reja të iPhone do të shtyhet për një periudhë tjetër më vonë gjatë këtij vit

Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, Huawei, e kapërceu kompaninë jug-koreane të teknologjisë, Samsung, duke u bërë shitësi më i madh i s

Twitter i ndaloi djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump, të bëjë postime për 12 orë.