Fabiola Gianotti - Mjeshtre e studimit të materies

13/12/2014 - 20:25

  • Fizikania italiane Fabiola Gianotti është e para grua në krye të qendrës për studime bërthamore CERN në historinë e tij 60 vjeçare. Që nga viti 2016, ajo do të zevendësojë drejtorin e përgjithshëm, gjermanin Rolf Heuer.

 13 dhjetor 2014 -  Italiania e lindur në Romë më 29 tetor 1960 mbrojti doktoratutën në fizikën eksperimentale të grimcave elementare në 1989 në Universitetin e Milanos. Që nga viti 1994 ajo ka punuar si studiuese në CERN. Ndërkohë ajo është autore ose bashkëautore e më shumë se 500 botimeve shkencore dhe anëtare e shumë komiteteve kërkimore ndërkombëtare.

Kohët e fundit ajo merr pjesë edhe në bordin këshillimor shkencor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon. Që nga gushti 2013 ajo është edhe profesore nderi në universitetin e Edinburgut. Krahas çmimeve të shumta shkencore ajo ka marrë titullin doktor nderi nga katër universitete: Uppsala (Suedi), Lozanë (Zvicër), Montreal (Kanada) dhe Oslo (Norvegji). Viti i ardhshëm do të jetë një periudhë tranzitore, në të cilën Gianotti do të përgatitet për të marrë më 1 janar 2016 për pesë vjet drejtimin nga drejtori i përgjithshëm aktuall Rolf Heuer, gruaja e parë pas 15 drejtorësh të përgjithshëm në historinë 60-vjeçare të CERN-it. Rolf Heuer ka shprehur gëzim të dukshëm për zgjedhjen e bërë nga Këshilli. Ai është i bindur se CERN është "në duar të sigurta" te Gianotti.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania ajrore australiane “Qantas” ka realizuar me sukses testin e fluturimit më të gjatë pa bërë asnjë ndalesë tranzit.

Volkswagen ka nisur shitjet e T-Roc R të ri në tregun evropian si versionin më të fuqishëm midis SUV-ve të tij kompaktë.

Kina prezanton  për publikun “superpeshkaqenin".

Kompania amerikane, Apple ka larguar një aplikacion që kanë shfrytëzuar protestuesit në Hong Kong për të regjistruar lëvizjet e policisë

Aplikacioni celular në Instagram po pëson disa ndryshime, dhe skeda “Following” do të hiqet së shpejti nga menyja.

Telefonat e ardhshëm të kompanisë Google do të dinë nëse ka pasur një aksident dhe do të thërrasin për ndihmë urgjencën duke përdorur sen

Facebook ka mbyllur një sërë faqesh të cilat promovonin vlerat dhe patriotizmin amerikan si dhe presidentin Trump pasi zbuluan se menaxh

A mundet një kompjuter të tregojë se çfarë është në modë dhe çfarë jo? Sigurisht që po dhe falë inteligjencës artificiale.

“Dark mode” ose modaliteti që redukton konsumin e baterisë së telefonit dhe mbron sytë tanë, pasi “infektoi” aplikacionet e njohura si Tw