“Facebook” bën ndryshime për privatësinë e përdoruesve

Postuar: 29/03/2018 - 08:51

“Facebook” ka njoftuar se ka bërë ndryshime për të përmirësuar privatësinë e përdoruesve, duke iu dhënë atyre më shumë kontroll mbi informacionet e tyre, pas shqetësimeve se të dhënat e përdoruesve të rrjetit social, janë përdorur për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016-n.

Rrjeti social ka thënë se ka thjeshtësuar procedurën e ndryshimit të të dhënave për përdoruesit, ndërkaq ka ndërmarrë hapa që të parandalojë që palët e treta të përdorin informacionet e përdoruesve të “Facebook”-ut.

“Facebook” po përballet me presion të madh pasi është raportuar se të dhënat e 50 milionë përdoruesve i janë dhënë kompanisë politike konsulente, “Cambrigde Analytica”. Kjo kompani ka qenë e punësuar nga fushata presidenciale e Donald Trump.

“Cambridge Analytica”, firmë politike konsulente, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, akuzohet për përdorimin e të dhënave të 50 milionë anëtarëve të “Facebook”-ut, për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016-n. Por kjo kompani ka mohuar se ka keqpërdorur të dhënat e përdoruesve të rrjetit social.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Interneti do të bllokohet për miliona përdorues në mbarë botën më 11 tetor.

Kompania Samsung do të hedhë në treg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një pajisje të vogël që ndihmon njerëzit të mos humbasin objektet

Një nga rrjetet sociale më të përdorura nga të rinjtë, Instagram, është akuzuar së fundmi se po i inkurajon këta të fundit që të lëndojnë

Të gjithë mendojnë që në krye është Apple ose Samsung por jo. I pari në listë për nga fitimet qëndron Google me plot 302 miliard dollarë

Më 11 tetor interneti do të bllokohet për miliona përdorues në mbarë botën.

“Facebook”-u po zhduket gjithmonë e më shumë në mesin e të rinjve dhe zhgënjimi me platformën kryesore të mediave sociale po shtrihet edh

Në dy dekada Google është zhvilluar nga një firmë e krijuar në një garazh në Kaliforni në koncernin më të fuqishëm të internetit në botë.

   Vlerësimi në treg i “Amazon”, gjiganti i shitjeve me pakicë në internet, kaloi nivelin e një trilionë dollarëve, ndërkohë që vlera e k

Edhe pse telefonat celularë janë përmirësuar ndjeshëm në shumë aspekte, bateria e tyre nuk ka fuqinë e dikurshme.

Aplikacioni i njohur i mesazheve Whatspp do të pësojë ndryshime.