Facebook bën një tjetër ndryshim për ndjekësit e lajmeve

01/02/2018 - 16:12

Facebook do të bëjë një tjetër ndryshim pas hapi drastik për të ulur “shikueshmërinë” e faqeve të lajmeve dhe për t’i dhënë përparësi profileve private.

Sipas Mark Zuckerberg, gjiganti social do t’i japë përparësi burimeve lokale të lajmeve për ndjekësit në të njëjtën zonë, një përpjekje për të shmangur mediat “ndarëse” dhe për të promovuar angazhimin qytetar. 

"Duke filluar sot, do të tregojmë më shumë histori nga burimet e lajmeve në qytetin apo lagjen tuaj lokale. Nëse ndjek një botues lokal ose nëse dikush ndan një histori lokale, mund të shfaqet më shumë në furnizuesin e lajmeve [tuaj]", shkruan ai.

Ndryshimi i algoritmit do të testohet së pari në Shtetet e Bashkuara dhe më pas do të zbatohet në vende të tjera më vonë këtë vit.

Sipas CEO i Facebook, prioritizimi i lajmeve lokale do të ndihmojë në nxitjen e angazhimit qytetar dhe në krijimin e dialogut konstruktiv për çështje më pak të përçara sesa ato që zakonisht diskutohen në mediat kombëtare apo ndërkombëtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Facebook ka njoftuar se miliona fjalëkalime të përdoruesve të Instagram kanë qenë të ekspozuara në serverat e saj.

Kompanitë Apple dhe Google kanë larguar aplikacionin TikTok nga lista e tyre, i cili u mundëson përdoruesve që të krijojnë dhe shpërndajn

“Facebook” mund të transformojë rrënjësisht mënyrën se si përdoruesit bashkëveprojnë me postimet e tyre në këtë platformë.

Rrjetet më të përdorura socialse si Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë shfaqur sot probleme në të gjithë botën.

Rrjeti social "Whatsapp" i ka dhënë zgjidhje një problemi që shkaktonte bezdi për këdo.

Rrjeti më i madh social do të preket nga ndryshime të tjera.

Zëri anonim i industrisë teknologjike, "Mr White", ka vazhduar historinë e tij të gjatë të rrjedhjes së produkteve të Apple, duke zbuluar