Facebook ka blerë “CTRL-Labs”, një kompani që mundëson ndërveprimin mes njeriut dhe smartfonëve vetëm me anë të valëve të lëshuara nga truri që përthithen nga një byzylyk.

Zëvendëspresidenti Andrew Bosworth, bëri njoftimin teksa tha se rrjeti social më i përdorur në botë synon të shfrytëzojë impulset e trurit tone për t’i transformuar në komanda për pajisjet elektronike.

“Byzylyku i konverton këto impulse në një sinjal dixhital që e transmeton në telefon apo kompjuter. Me anë të tij mund të shpërndajmë fotografi me një mik, vetëm me anë të një veprimi me dorë ose thjeshtë duke e menduar”, tha Andrew Bosworth, zv/president i Facebook.

Kompania është themeluar në Nju Jork nga shkencëtari neurolog, Thomas Reardon, krijues i Internet Explorer për Microsoft, ndërsa tashmë  do të jetë pjesë e Laboratorëve Specialë të Facebook, një divizion i dedikuar për kërkimet lidhur me realitetin virtual.