Pesëmbëdhjet vjet më parë Mark Zuckerberg hapi rrjetin social "Facebook", duke mos e ditur se do të bëhej rrjeti më i madh shoqëror në botë dhe se do ta kthente Zuckerberg-n në një multi miliarder.

19-vjeçari i Harvardit, Mark Zuckerberg hapi një faqe interneti të quajtur ‘"TheFacebook", e cila shërbeu si një direktori online për studentët e tjerë. "Kur e lançuam shpresonim të kishim 400- 500 persona që përdornin Facebook" , ka thënë Mark në atë kohë.

15 vjet që nga fillimi i tij, ky numër është rritur në 2.32 miliardë, gati një e treta e popullsisë së botës. "Facebook" është tashmë një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në planet.

Në këto 15 vjet, "Facebook" ka revolucionarizuar mënyrën se si konsumatorët jo vetëm të krijojnë dhe ndajnë të dhënat, por edhe se si të bëjnë biznes.