Facebook fshin 583 milionë llogari të rreme

15/05/2018 - 20:43

   Në tremujorin e parë të 2018, rrjeti social Facebook ka fshirë 583 milionë profile false dhe 837 milionë përmbajtje spam. Gjithnjë në të njëjtën periudhë është bërë e mundur të zhduken nga rrjeti 1.9 milionë mesazhe të lidhura me propagandën terroriste të ISIS dhe grupeve të tjera të lidhura me të. Këto janë të dhënat që dalin në pah nga Raporti i parë mbi aplikimin e standarteve në rrjetin social.

Gjithashtu Facebook ka pezualluar rreth 200 aplikacione mbi platformën e tij në kuadër të hetimit mbi kontrollin e të dhënave nga përdoruesit. Nëse ekspertët pas kontrolleve të imtësishme do të dalin në konkluzionin se këto aplikacione kanë ndërhyrë vërtet në të dhënat personale, atëherë Facebook do t’i bllokojë përfundimisht. Rritja e kontrolleve në rrjetin social mbarë botëror kanë nisur pas skandalit me kompaninë Cambridge Analityca që kishte përdorur të dhënat personale për qëllime elektorale për të ndikuar votimet, kryesisht në Britaninë e Madhe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mercedes Benz ka vendosur të shpenzojë 20 miliardë euro për makina elektronike me bateri.

Përmes një storie, rrjeti social Instagram ka lajmëruar të gjithë përdoruesit për risinë më të fundit që ka sjellë.

Facebook ka filluar të zbatojë rregullat e saj më të rrepta të reklamimit politik në Britaninë e Madhe.

WhatsApp ju ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve që të bëjnë kujdes, dhe të mos klikojnë çdo mesazh që ju vjen në telefonin e tyre pasi

Vlera e monedhës virtuale Bitcoin ka rënë nën 5 mijë dollarë për herë të parë që nga tetori i vitit 2017.

Kompania koreano-jugore, Samsung, prezantoi telefonin e palosshëm pak ditë më parë.

BlackBerry njoftoi se do të blejë Cylance, një kompani për inteligjencën dhe sigurinë kibernetike, për shumën 1.4 miliardë dollarë në cas

Instagram ka shtuar më tepër karakteristika për blerjet online në kohën e duhur për festa.

Nintendo nga muaji janar do të ndalë shërbimet për video live për consolen Wii.