"Facebook" gjobitet me shifër marramendëse për skandalin e të dhënave personale

13/07/2019 - 12:47

Autoritetet amerikane kanë miratuar një gjobë rekord prej 5 miliardë Dollarësh për "Facebook" për shkeljen e privatësisë së të dhënave të përdoruesve, duke iu referuar skandalit të Cambridge Analytica. Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA po heton pretendimet se Cambrydge Analytica ka përdorur në mënyrë të paligjshme të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të "Facebook". Kompania dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve në SHBA nuk kanë bërë asnjë koment.

Gjoba 5 miliardë Dollarë që është miratuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve do të duhet të aprovohet nga Departamenti i Drejtësisë. Ndërsa është e paqartë sa kohë do të duhet deri në një vendim përfundimtar. Nëse miratohet, kjo do të ishte gjoba më e madhe e vendosur ndonjëherë nga AMK ndaj një rrjeti social.

Skandali i Cambridge Analytica ka të bëjë me mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve të "Facebook". Rrjeti social po hetohet nëse ka shkelur marrëveshjen e vitit 2011, që duhet të njoftojë përdoruesit të japin pëlqimin nëse janë dakord që të dhënat e tyre të përdoren për qëllime të caktuara.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania "Facebook" ka paguar kontraktues të jashtëm për të transkriptuar mesazhet me zë të përdoruesve të shërbimeve të tij, njoftoi të

Fotografimi i atomeve, proteinave dhe viruseve me shpejtësi shumë të madhe tani është i mundur.

Rrjeti më i madh për postimin e fotografive, është përfshirë në një skandal.

Apple ka ftuar klientët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paraqesin kërkesën e tyre për të marrë kartën e saj të kreditit, të zhvillu

Ekziston një rritje eksponenciale në kërcënime ndaj sigurisë së IT për individët dhe kompanitë.

Edhe asistenti i “Apple”, “Siri”, dëgjon bisedat, njofton “The Guardian” sipas informacioneve të marra nga një punonjës i një kompanie që

Mjekët kanë shndërruar sinjalet e trurit për të folur në fjali të shkruara në një projekt hulumtues që synon të transformojë mënyrën se s

Megjithëse disa prodhues të Androidit tashmë kanë filluar të ofrojnë pajisjet e tyre me mbështetje për rrjetin 5G, Apple do ta bëjë këtë

Aplikacioni WhatsApp arrin në miliona telefona me kosto të ulët, për ata që kanë në bord KaiOS, sistemin operativ operativ të Linux, i pr