Prej 1 nëntorit, Facebook ka nisur përdorimin e monedhës së saj virtuale, Libra. Kjo monedhë do të përdoret në të gjitha shit-blerjet që kryhen përmes rrjetit social më të madh të globit, duke zëvendësuar kështu Dollarin, Euron, Paundin.

Libra përdor të njëjtin parim gjenerues si monedhat e tjera virtuale që qarkullojnë deri tani në internet si Bitcoin apo Ethereum. Ajo mund të blihet përmes aplikacionit në internet Calibra, që shërben si portofol virtual.

Monedha mund të blihet online edhe në Shqipëri. Një monedhë Libra ka aktualisht një vlerë prej rreth 0.3 Lekësh. Por vlera e saj pritet të rritet me rritjen e kërkesës për të, siç citohet të ketë thënë themeluesi i kompanisë Tesla, Elon Musk. Sipas tij, e njëjta gjë ndodhi edhe me Bitcoinin, që doli në treg në vitin 2009 dhe që kishte afërsisht të njëjtën vlerë që ka sot Libra. Por 1 Bitcoin sot këmbehet me mbi 9 mijë Dollarë.

Megjithatë monedhat virtuale janë të rrezikshme dhe të paparashikueshme për shkak të luhatjeve të theksuara në vlerë. Ato nuk emetohen nga bankat dhe nuk i nënshtrohen rregullave të sigurisë monetare. Ndaj vlera e saj mund të bjerë me mijëra Dollarë brenda sekondash. Këtë shqetësim e ngriti në Twitter edhe Presidenti amerikan Donald Trump, i cili bëri thirrje të mos u bësohet monedhave virtuale.