Facebook me pamje të re, versioni i ri për kompjuter do të ketë edhe dark mode

13/01/2020 - 10:35

Facebook do të ndryshojë look brenda pranverës, në versionin për kompjuter dhe do të jetë edhe një "dark mode", që lodh më pak shikimin. Rrjeti social po shpërndan për një numër të kufizuar përdoruesish pamjen e re të tij në desktop, që do të jetë e disponueshmë për të gjithë brenda pranverës.

Lajmin e ka konfirmuar platforma Cnet. Risia ishte njoftuar që në prillin e shkuar gjatë konferencës së Facebook. Pamja e re, e ngjashme me atë të app Facebook për pajisjet mobile, i jep versionit social të kompjuterit një pamje më të pastër dhe të organizuar. Ndër të tjera ofron një modalitet të errët, që lejon të vendoset një sfond i zi për të lodhur më pak sytë dhe për të kursyer baterinë.

Dark mode është përqafuar nga sistemet operativë për kompjuter dhe smartphone edhe nga app të shumta mes të cilave Messenger dhe Instagram dhe Twitter dhe youtube.

Përqindja e vogël e përdoruesve që e kanë marrë pamjen e re, duke u lidhur me Facebook nga kompjuteri do të kenë mundësi të shohin të shfaqet një mesazh me ftesë për të testuar versionin e ri të Facebook, duke vendosur versionin web të rrjetit social me sfonde të bardhë, ngjyra të shndritshme ose me sfond të errët. Platforma do të japë mundësi, të paktën për momentin, të kthehet mbrapa në versionin e vjetër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një hile në Instagram ju lejon të shihni se sa njerëz i ruajtën fotot tuaja.

Shumë pak smartphone të rinj u prezantuan këtë vit në CES 2020 dhe kjo pasi eventi i vërtetë dedikuar kësaj kategorie nuk ka mbërritur en

Aksidentet rrugore shkaktojnë vdekjen e 1.3 milionë personave dhe plagosjen e 10 milionë të tjerëve çdo vit.

Përdorimi i një aparati të vjetër celular mund të përbëjë rrezik për ju.

WhatsApp-i duket se është tërhequr nga plani për përdorimin e reklamave në aplikacion.

Shefi i gjigantit Amazon, Jeff Bezos shpalosi sot një projekt investimi në Indi, duke e konsideruar një pikë kyçe në zhvillimin e tregëti

Kompania “Apple” mund të detyrohet nga rregullat e reja të BE-së për të ndryshuar fishin e karikuesit.

Postimet 24 orëshe (Story-t) në Instagram prej vitit 2016 janë bërë një nga opsionet më popullore të këtij rrjeti social.

Është një nga sistemet operative kompjuterike më popullore, por si çdo gjë tjetër, edhe Windows 7-s i erdhi fundit.

Pas një viti të vështirë, shitjet e makinave në kompanitë e prodhimit të makinave Daimler dhe Audi u rritën nga fundi i vitit 2019, ku të