Facebook përgatitet për ndryshime të tjera

02/04/2019 - 11:27

Rrjeti më i madh social do të preket nga ndryshime të tjera. Facebook do të fillojë t’u shpjegojë përdoruesve përse ata po shikojnë postime të caktuara në “news feed”. Rrjeti social njofton se kjo është një përpjekje për ta bërë këtë platformë më të lehtë për t’u kuptuar.

Në postimet e fundit që do të shfaqen, do të ketë një opsion “përse po e shikoj këtë postim”. Përdoruesit do të kenë mundësi të kuptojnë përse një postim i caktuar po i shfaqet, bazuar në algoritmet e Facebook.

Sipas kompanisë, ky opsion i ri është dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit që të kuptojnë më mirë shfaqjen e postimeve dhe të kontrollojnë më lehtë atë që shohin miqtë e tyre, duke përfshirë faqe të ndryshme.

Rrjeti social ka njoftuar gjithashtu se do të bëhet edhe përditësim i të dhënave të saj për reklamat. Kompania tha se çdo reklamues në Bashkimin Europian do t’i nënshtrohet kontrolleve më të rrepta, të cilëve do t’u kërkohen dokumente që konfirmojnë identitetin, të dhënat dhe vendndodhjen e tyre. 

Personat apo kompanitë që do të financojnë reklamat që lidhen me politikën në Facebook dhe Instagram, do të duhet të etiketohen qartë. Këto ndryshime janë pjesë e përpjekjeve të Facebook për të pasur kontroll më të madh në postimet dhe materialet që qarkullojnë në këtë rrjet social.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare Larry Tesler, personi që shpiku opsionin e “copy-paste” në kompjuter.

YouTube ka festuar 15-vjetorin e krijimit.

Kompania amerikane “Apple” ka njoftuar se për shkak të gjendjes së emergjencës në Kinë nga koronavirusi, të ardhurat e saj do të jenë të

Me ndërrimin e dhjetëvjeçarit edhe kompania “Samsung” ka vendosur nga modeli S10 të kalojë tek S20, një telefon që do të ndryshojë fotogr

Gjykata e rrethit Tagansky në Moskë vendosi një gjobë prej katër milion rublash (rreth 58,000 euro) ndaj Facebook dhe Twitter.

Facebook njoftoi sot se ka pezulluar rrjetin e llogarive të përdorura nga inteligjenca ushtarake ruse.

Një version i ri beta i WhatsApp jep indikacione se përdoruesit e Apple së shpejti do të jenë në gjendje të kalojnë në modalitetin e errë

Kompania ushtarake izraelite, Rafael Advanced Defense Systems, do të prezantojë në panairin 2020 Official Singapore Airshow (11-16 shkurt

Produktet e Apple në përgjithësi nuk janë të lira, pasi modele më të përballueshme si iPhone XR dhe iPhone 11 nuk janë saktësisht ato që

Bill Gates, personi i dytë më i pasur në botë, ka blerë superjahtin e së ardhmes që punon vetëm me hidrogjen të lëngshëm, çka do të thotë