Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Facebook premton 1 miliard dollarë investime për gazetarinë

25/02/2021 - 08:14

Kompania Facebook premtoi të mërkurën të investojë të paktën 1 miliard dollarë në mbështetje të gazetarisë gjatë tre viteve të ardhshme ndërsa gjigandi i mediave sociale mbrojti qëndrimin ndaj një mosmarrëveshjeje me Australinë lidhur me pagesat për organizatat e mediave.

Nick Clegg, kreu për marrëdhëniet globale, tha në një deklaratë se kompania është e gatshme të mbështesë mediat e lajmeve, por përsëriti shqetësimet e saj mbi pagesat e detyrueshme.

"Facebook-u është më shumë se i gatshëm të bashkëpunojë me botuesit e lajmeve", tha Clegg pasi Facebook-u rivendosi informacione lajmesh si pjesë e një kompromisi me zyrtarët australianë.

"Ne vlerësojmë sigurisht se gazetaria cilësore është në qendër të mënyrës sesi funksionojnë shoqëritë e hapura – duke informuar dhe fuqizuar qytetarët dhe duke vënë para përgjegjësisë të fuqishmit".

Clegg mbrojti gjigandin amerikan të mediave sociale në një blog me titull "Historia e Vërtetë e asaj që ndodhi me lajmet në Facebook në Australi".

Platforma e mediave sociale u kritikua pasi hoqi faqet e mediave për përdoruesit australianë dhe i pengoi ata të ndanin përmbajtjen e ndonjë lajmi, në vend që të pranonte zbatimin e ligjit të propozuar.

Clegg argumenton në postimin e tij se në zemër të polemikave është një keqkuptim në lidhje me marrëdhëniet midis Facebook-ut dhe botuesve të lajmeve.

Botuesit e lajmeve ndajnë artikujt e tyre në rrjetin social ose i bëjnë ato të disponueshme për përdoruesit e Facebook-ut për t'i ndarë me veçori të tilla si hallka të krijuara për të të çuar në faqet e tyre të internetit, vuri në dukje Clegg.

Facebook-u ndihmoi në dhënien e gati 5.1 miliardë "referimeve falas" tek botuesit australianë të lajmeve vitin e kaluar, që vlerësohen sipas Clegg të kapin shifrën e 407 milionë dollarë australianë në fitime për botuesit.

"Pohimet - e përsëritura gjerësisht ditët e fundit - se Facebook vjedh ose merr informacione origjinale lajmesh për përfitimin e tij ishin dhe mbeten gjithmonë të rreme", tha Clegg.

"Ne as nuk marrim dhe as nuk kërkojmë informacione lajmesh për të cilat na u kërkua të paguanim një çmim potencialisht të lartë."

Clegg tha se për të qënë në përputhje me ligjin siç ai ishte propozuar fillimisht në Australi, "Facebook-u do të ishte detyruar të paguante shuma potencialisht të pakufizuara parash për konglomeratët e mediave shumëkombëshe nën një sistem arbitrazhi që e përshkruan qëllimisht në mënyrë të gabuar marrëdhënien midis botuesve të lajmeve dhe Facebook-ut". /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

 Agjensia hapësinore NASA fillon zyrtarisht ndërtimin e anijes së saj kozmike të quajtur Psyche, e cila do të eksplorojë asteroidin me të

Google po ndryshon politikën e punës nga shtëpia dhe po planifikon të kthejë më shumë njerëz në zyrat e kompanisë në SHBA.

Kompania ka njoftuar të mërkurën se Facebook Inc do të lejojë përdoruesit të personalizojnë postimet e tyre dhe do t’u japë kontroll se k

Me zhvillimin e teknologjisë dhe shkencës udhëtimet në hapësirë do të bëhen të mundura për njerëzit nëpër botë.

Shkencëtarët mund të kenë zbuluar një vrimë të zezë rreth 55,000 herë më të madhe se masa e diellit.

Tik Tok është platforma më e përdorur dhe më e pëlqyer nga  të rinjtë kohët e fundit, i cili është kthyer dhe në një trend në postimin e

Elon Musk ka deklaruar më parë se është një alien, por duket se miliarderi ka ndërruar mendim.

Në hapësirën e mediave sociale është shfaqur një lojtar i ri që quhet “Clubhouse”.

Astronomët kanë siguruar foton e parë të fushës magnetike të një vrime të zezë, pikërisht vrimës së zezë të galaktikës M87, që ndodhet 55

Kompania kineze e prodhimit të smartphonëve dhe pajisjeve të tjera teknologjike, Xiaomi, planifikon që të prodhojë automjete elektrike du