8 prill 2014 – Facebook hedh në treg një aplikacion të ri, përmes të cilit sfidon rivalët Google dhe Skype. Bëhet fjalë për mundësitë e komunikimit falas me anë të rrjetit më të madh social, Facebook. Aplikacioni do të jetë i vlefshëm për versionin Facebook Messenger dhe mund të përdoret në telefonat Android dhe IOS.  

Fillimisht do të bëhet i mundur dërgimi i mesazheve zanore prej rreth një minute. Ndërsa më pas, inxhinierët synojnë dhe biseda të gjata telefonike. Shërbime të njëjta ofrojnë dy kompani në SHBA, HeyTell dhe Voxer.  

Shërbimi e bën Facebook një nga rrjetet më të kompletuar, ndërsa eksperti italian i medieve sociale, Gabriele Roberti thotë se me këtë teknologji, Facebook po “monopolizon të gjithë format e komunikimit”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/