“Facebook” teston një veçori të re

16/04/2019 - 11:19

“Facebook” mund të transformojë rrënjësisht mënyrën se si përdoruesit bashkëveprojnë me postimet e tyre në këtë platformë. Rrjeti më i madh social po teston një veçori të re që kombinon postimet nga “News Feed” në “Stories” në një të vetëm.

Sipas studiuesit të aplikacioneve Jane Manchun Wong, në vend që të klikoni opsionin në krye të faqes për “Story” dhe më pas të zbrisni më poshtë për “News Feed”, këto opsione mund të bëhen në një të vetëm duke rrëshkitur majtas ose djathtas. Ndërsa një zëdhënës i “Facebook” tha se kompania nuk po e teston këtë veçori, por pohoi se është ende në fazat e hershme. Ai shtoi se duhen bërë ende shumë kërkime përpara se të fillojë testimi i këtij funksioni të ri.

Studiuesi Wong shpjegoi gjithashtu se në këtë veçori të re do të përfshihen edhe postimet e sponsorizuara të reklamuesve. Sipas tij, kjo do të rriste ndjeshëm të ardhurat e “Facebook”-ut. Aktualisht “Facebook Stories” numëron 300 milionë përdorues aktiv të përditshëm, ndërsa Instagram Stories ka grumbulluar 500 milionë përdorues aktivë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania "Facebook" ka paguar kontraktues të jashtëm për të transkriptuar mesazhet me zë të përdoruesve të shërbimeve të tij, njoftoi të

Fotografimi i atomeve, proteinave dhe viruseve me shpejtësi shumë të madhe tani është i mundur.

Rrjeti më i madh për postimin e fotografive, është përfshirë në një skandal.

Apple ka ftuar klientët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paraqesin kërkesën e tyre për të marrë kartën e saj të kreditit, të zhvillu

Ekziston një rritje eksponenciale në kërcënime ndaj sigurisë së IT për individët dhe kompanitë.

Edhe asistenti i “Apple”, “Siri”, dëgjon bisedat, njofton “The Guardian” sipas informacioneve të marra nga një punonjës i një kompanie që

Mjekët kanë shndërruar sinjalet e trurit për të folur në fjali të shkruara në një projekt hulumtues që synon të transformojë mënyrën se s

Megjithëse disa prodhues të Androidit tashmë kanë filluar të ofrojnë pajisjet e tyre me mbështetje për rrjetin 5G, Apple do ta bëjë këtë

Aplikacioni WhatsApp arrin në miliona telefona me kosto të ulët, për ata që kanë në bord KaiOS, sistemin operativ operativ të Linux, i pr