Facebook vendos të tjera kufizime

09/02/2019 - 09:46

Rrjeti social Facebook, do të vendosë të tjera kufizime sa i përket publikimit të imazheve. “Daily Mail” raporton se Facebook është zotuar që të ndalojë publikimin e fotografive që paraqesin vetëgjymtime, pra të personave që dëmtojnë vetveten.

Rrjeti social është konsultuar me disa ekspertë dhe këto kufizime të reja janë ndërmarrë në kuadër të nismës për të parandaluar vetëvrasjet.

“Ne vazhdimisht analizojmë punën që bëjmë dhe produktet e reja që krijojmë dhe shikojmë se si përdoruesit përdorin në mënyra të ndryshme këto shërbime që ofrojmë”, thotë Antigone Davis, kryetarja e sigurisë së Facebook.

Ajo thekson se ekspertë nga dhjetë vende kanë këshilluar Facebook që të ndalohet shpërndarja në këtë rrjet social e fotografive me përmbajtje vetëvrasëse, për arsye se bëhen shkak dhe nxisin përdoruesit e tjerë.

Bazuar në këtë politikë të re, Facebook do të ndalojë nga javët e ardhshme publikimin e fotove me përmbajtje vetëdëmtimi apo vetëgjymtimi. Kjo politikë tashmë zbatohet edhe në rrjetin tjetër social, Instagram, që është në pronësi të Facebook. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet amerikane kanë miratuar një gjobë rekord prej 5 miliardë Dollarësh për "Facebook" për shkeljen e privatësisë së të dhënave të

Është një nga aplikacionet më të njohura të mediave sociale në botë, por duket se Instagram ra këtë pasdite.

Kompania Twitter tha se do të identifikojë dhe vlerësojë postimet të cilat thyejnë rregullat, edhe nëse ato bëhen nga burime të rëndësish

Kompania e mediave sociale Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quaj

Përdoruesit e Instagramit janë të zemëruar pasi aplikacioni ra për herë të dytë në dy ditë.

E dinim që "Facebook" herët a vonë do të prezantonte reklama në aplikacionin "WhatsApp", por tani kemi konfirmimin.

Kompania “Space X” e Elon Musk ka nisur drejt hapësirës sistemin e tij “broadband” të hapësirës.

Xperia 1, smartphoni i kompanisë Sony, do të dalë në shitje në SHBA për 949 $ më 12 korrik.