Kjo është hera e parë që aplikohet një opsion i tillë.

Makinat sportive si Ford Mustang gjenerojnë zhurma të mëdha që për adhuruesit e veturave janë muzikë e mirë, por për komshinjtë, e sidomos kur kjo zhurmë vjen në orët e vona të natës apo herët në mëngjes, bëhet shumë acaruese.

Ford ka shtuar opsionin e “fqinj të mirë” që e bën modelin e ri Mustang të mos gjenerojë zhurma kur kjo alternativë është aktive. Ky opsion gjendet në bord kompjuterin e veturës me emrin “Quiet” (Heshtur).

Ideja për këtë opsion ka ardhur nga një inxhinier i "Ford", i cili ishte raportuar në polici nga komshinjtë e tij për zhurma të shkaktuara nga vetura e tij "Mustang".