"Ford"-i u ka bërë thirrje pronarëve të makinave që të rikthejnë rreth 58 mijë të tilla, prodhime nga viti 2012 e deri në 2017-n, për shkak se kanë shumë gjasa që të kenë probleme me serbatorin dhe që duhen riparuar sa më shpejt.

"Serbatori mund t’u deformohet dhe shoferëve mund t’u shfaqet një nivel i gabuar karburanti, e madje edhe rënie e fuqisë tërheqëse", thotë "Ford" në njoftimin e tij.

Problemi është më i gjerë se aq, pasi një tjetër thirrje është bërë në tetor, dhe janë kthyer rreth 1.5 milionë makina të tilla për të bërë të njëjtin riparim.